info-Montreal: Protesta për lirimin e Ramush Haradinaj edhe në Kanada

Në vazhdën e protestave në mbarë botën për lirimin e z. Ramush Haradinaj, kësaj rradhe ishin edhe shqiptarët me banim në Kanada.

Foto: Protesta “Unë jam Ramush Haradinaj”

Në datën 22 Prill 2017 nga ora 13:00 deri në ora 14:00 u zhvillua një protestë përballë Konsullatës Franceze në Montreal. Shqiptarët me banim kryesisht në Provincën e Kebekut ju përgjigjen pozitivisht thirrjes së z. Mehdi Isufi organizator i kësaj proteste.

Foto: z. Mehdi Isufi (organizator)

Fjalën e mbajti z. Mehdi Isufi (organizator) i cili u shpreh se z. Haradinaj ka qenë në mbrojtje të popullsisë, dhe më tej z. Gjergji Hasa (avokat) i cili u shpreh se Haradinaj ka shkuar me këmbët e tij dy herë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për tu gjykuar për të njëjtën periudhë dhe ka rezultuar i pafajshëm. Kjo ç’ështje e re e hapur se gjoja kanë dalë fakte të reja është thjesht një hakmarrje dhe një padrejtësi. 

Foto: Gjergji Hasa (avokat)

Protesta u zhvillua paqësisht, në të u dëgjuan thirrje si “Lironi Ramush Haradinaj” në anglisht apo “Unë jam Ramush Haradinaj” në frengjisht.  

Protestuesit ishin të veshur me flamujt shqiptar atë të Kosovës dhe Shqipërisë dhe në pankarta lexoheshin shprehje në të treja gjuhët (Shqip, Frengjisht, Anglisht) si “Ramush Haradinaj është Gjenerali jonë De Gaulle”, “Haradinaj është ç’lirimtar” apo “Haradinaj nuk je vetëm” etj.

Në pêrfundim z. Isufi falenderoj gjithë ata që ndihmuan dhe erdhën, në veçanti z. Ajet Nuro në pregatitjen e pankartave. Në përfundim të gjithë protestuesit u larguan qetësisht.

info-Montreal

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit.

Copyright © 2017

info-Montreal: Themelohet Shoqata Shqiptare “Kosova”

info-Montreal: Para pak ditësh u themelua Shoqata Shqiptare Kosova në Kanada e cila pritet si fillim të zhvilloj veprimtarinë e saj gjerësisht në Montreal, Laval dhe rrethinat e saj. Për të kuptuar më tepër rreth kësaj info-Montreal zhvilloi një intervist me dy nga perfaqësuesit e Shoqatës z. Korab Xharra dhe z. Idriz Beha.

Foto 1: Nga dita e themelimit të Shoqatës Shqiptare Kosova

info-Montreal: Si lindi ideja për krijimin e Shoqatës Shqiptare Kosova në Kanada?

Korab Xharra: Pas disa diskutimesh dhe takimesh paraprake me bashkëatdhetarët, pas disa bisedimesh me z. Idriz Beha, z. Hakif Hoxha e shumë të tjerë si dhe disa shprehjeve të interesit në rrjetet sociale, duke dhe rrahur mendimet e ndryshme gjatë gjithë këtyre muajve të fundit u riaktivizua ideja për të pasur Shoqatën Kosova.

Foto 2: Nga dita e themelimit të Shoqatës Shqiptare Kosova

Por edhe pjesëmarrja në rritje nga aktiviteti i sukseshëm i festës së Pavarësisë së Kosovës dhe ai që vijoi më pas tek 8 Marsi. Bëri bashkë shumë familje që banojnë këtu prej dy dekadash, por që obligimet familjare dhe puna e përditshme nuk na e jep si mundësi takimi. Këtu u mor edhe përgjigja nga komuniteti që jemi pro organizimit në një tjetër nivel, dhe personalisht mendoj për qëllimin e ruajtjes dhe mos devijimit të identitetit kombëtar. 

Si rrjedhojë, ditën e dielë në datën 26 Mars 2017 në ambjentet e qëndrës “Centre du Sablon” në Laval u zhvillua mbledhja themeluese. Si rezultat ky grup nismëtar pasi analizoi doli në konkluzion dhe vendosi të themeloj Shoqatën Shqiptare me emrin “Kosova” por kjo të jetë një shoqatë e të gjithëve. 

Emri zyrëtar është Shoqata Shqiptare Kosova, ky qëndron thjesht si emër identifikues por në thelb të jetë pa kornizat krahinore, ku jo vetëm shqiptarët nga Kosova por edhe nga trevat e tjera e gjithkush ta ndihej veten të gjithë-përfshirë. Me qëllimin e rritjes së bashkëpunimit me njëri-tjetrin për një qëllim të përbashkët atë të realizimit të aktiviteteve të ndryshme kulturore, sportive etj. Ne si Shoqatë mendojmë se e rëndesishme është puna e grupit e jo të rendim pas fotove individuale, sepse suksesi dhe rezultatet në njërin krah apo edhe dështimi në krahun tjetër janë rrjedhojë e rezultatit të punës së përbashkët. Gjithashtu të jetë një mundësi, një opsion më tepër për komunitetin.

Foto 3: Nga dita e themelimit të Shoqatës Shqiptare Kosova

info-Montreal: Cili është misioni dhe ç’farë ka të veçant për nga struktura e organizimit të Shoqata Shqiptare Kosova në Kanada, disa fjalë rreth saj?

Korab Xharra: Duke patur një shoqatë aktive tonën ne u trashëgojmë fëmijëve tanë në rradhë të parë kulturën e bashkëpunimit, trashgiminë e traditave tona të çmuara dhe virtytet e mira të kombit shqiptar.

Përsa i përket strukturës Shoqata do të ketë një përfaqësues apo zëdhënës, dhe veçoria është se nuk do të ketë kryetar por ka një grup drejtues kryesie. Ky ishte varianti edhe më i votuar që Shoqata mos të ketë një kryetar por një kryesi ndërsa të gjithë anëtaret janë të mirëpritur të japin idetë e tyre për ç’do aktivitet. 

Kryesia është e përbërë në total nga 11-të vende nga të cilat shtatë anëtarë janë të zgjedhur, dhe 4 vende janë minimalisht të rezervuara për gjininë femërore. Që përfshirja e tyre të jetë e sigurtë pavarësisht se ditën e themelimit nuk patëm fizikisht asnje femër, por deri tani janë paraqitur tre gra, që do të paraqiten në mbledhjen e rradhës. Ç’do vendim do të merret sipas miratimit të shumicës dhe në respektin e pakicës. Forma e komunikimit do të jetë e hapur si dhe dëshirojmë që disa gjëra e punë ti bashkërendojmë me shoqatat e tjera si Bashkësia Shqiptare e Kebekut në Montreal dhe Shoqata Kulturore Shqiptare Montreal. Dëshirojmë të mos krijojmë shkollë tjetër shqipe por të bëhemi pjesë për krijimin e një klase brenda së njejtës shkollë me qëllimin e të pasurit vetëm të një shkolle në Montreal duke iu bashkangjitur asaj ekzistuesese.

info-Montreal: Ç’farë projektesh apo aktivitetesh ka në plan të zhvillojë në vijim Shoqata Shqiptare Kosova në Kanada?

Korab Xharra: Në vijim mendojmë të organizojmë aktivitete të ndryshme për fëmijë e të rritur. Si piknik, ecje (hiking) dhe aktivitete të tjera sportive etj.

Dëshirojmë të organizojmë një klasë shqipe por me mësues gegë, pavarësisht unifikimit të programit ne kemi fëmijë që nuk mund të ndjekin mësuesin apo duam që gjithashtu të mësojnë disa vjersha e një program informues mbi historinë etj.

Idriz Beha: Si projekt tjetër që është edhe dëshirë e imja e madhe, dëshirojmë që në 17 Shkurt 2018  të mundësojmë edhe në Montreal ashtu si edhe çdo vit ndodh në provincat e tjera ngritja e Flamurit të Kosovës me mbështetjen e gjithë komunitetit.

Ndërsa për fëmijët dëshirojmë të realizojmë eskursione si për shembull në Kopshtin Zoologjik në Granby apo në vende të ndryshme tërheqëse për ta.

info-Montreal: Ju falenderoj për intervistën dhe gjithashtu ju uroj shumë suksese ju dhe Shoqatës Shqiptare Kosova në projektet e ndryshme komunitare. 

info-Montreal

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit.

Copyright © 2017