Tarifat Amerikane të Çelikut dhe Aluminit vs. Tarifat Kanadeze të produkteve të Qumështit

Ekonomia e shkallës është një nga leksionet që u mësohet brezave të rinj ku çdo shtet specializohet në produkte vendase primare. Ku në rajon prodhon me çmimin më të lirë për njësi dhe e këmben këtë me një produkt të shtetit tjeter me një çmim për njësi më të lirë sesa ta vetë-prodhonte duke çuar kështu në specializimin e industrializimin e vendeve të ndryshme me produkte të ndryshme.

Referuar statistikave të viteve të fundit bitumi është produkti më i eksportuar nga Kanada-ja drejt SHBA-së, dhe automjetet jane produkti më i eksportuar nga SHBA drejt Kanadasë.

Të dhënat e SHBA-së raportojnë një deficit të mallrave prej 17.5 miliardë dollarësh me Kanada-në në vitin 2017 dhe një deficit prej 71.1 miliardë dollarësh me Meksikën. Të dy vendet, megjithatë, raportuan suficite të konsiderueshme më të mëdha të SHBA-së në të njëjtën marrëdhënie. Në vitin 2017, Kanadaja raportoi një suficit prej 97.7 miliardë dollarësh dhe Meksika një suficit prej 132.4 miliardë dollarësh.

(Referuar Statistikave të Tregëtisë Amerikë-Kanada https://ustr.gov/countries-regions/americas/canada)

Kategoritë e eksportit të lartë amerikan në vitin 2017 ishin: automjetet (51 miliardë dollarë), makineritë (42 miliardë dollarë), makineritë elektrike (25 miliardë dollarë), karburantet minerale (19 miliardë dollarë) dhe plastikat (13 miliardë dollarë).

Eksportet e përgjithshme amerikane të produkteve bujqësore në Kanada arritën në 24 miliard dollarë në 2017, tregun më të madh të eksporteve bujqësore. Kategoritë kryesore të eksportit përfshijnë: ushqime të përgatitura (1.9 miliardë dollarë), perime të freskëta (1.9 miliardë dollarë), fruta të freskëta ($ 1.6 miliardë), ushqime të lehta ushqimore (1.3 miliardë dollarë) dhe pije jo alkoolike. (p.sh. lëngje) ($ 1.1 miliard).

Eksportet e përgjithshme Kanadeze, apo në SHBA kategoria e lartë e importit në vitin 2017 ishte: lëndë djegëse minerale (73 miliardë dollarë), automjete (56 miliardë dollarë), makineri (21 miliardë dollarë), të tjera speciale (kthime) (14 miliardë dollarë), dhe plastikë (11 miliardë dollarë).

Në takimin e fundit ndërmjet liderëve të G7 bëri më shumë përshtypje në media mardhënia ndërmjet Presidentit Trump dhe Kryeministrit Trudeau. Gjetja e pikave të përbashkëta për të çuar NAFTA-n përpara (North Atlantic Free Trade Agreement – Tregetia e Lire e Atlantikut te Veriut tripoli Meksike, SHBA, Kanada).

Javë më parë SHBA vendosi tarifa mbi çelikun dhe aluminin, gjë që prishi balancat ekonomike botërore por më fort preku Kanadanë. Specialistët shprehen se kjo tarifë do të ndikojë minimalisht 20% mbi çmimin e një automjeti ku për shembull një automjet që kushton sot 30000 dollar nesër do të kushtojë 36000 dollar.

Tarifat doganore kanadeze për produktet e qumështit amerikane ishin kundra-argumenti nga Shtëpia e Bardhe, ato shkojnë deri në 270%. Më kujtohet si sot konferenca në UdeM e Prill 2015 mbajtur nga ish-kryeministri i 24 i Kebekut Z. Pierre Marc Johnson anëtar nderi i dekanatit të Universitetit të Montrealit dhe Negociatori Kryesor i Kebekut për mardhënien ekonomike, komerciale Kanada-Bashkim Europian. Qëndroi gjatë të shpjegonte sistemin e zinxhirit të furnizimit të gjithë produkteve e nën-produkteve të qumështit në Kanada. Çmimi i tyre vendoset nga rrjeti i prodhuesve kuptohet më i lartë se tregu botëror dhe është i pa-subvencionuar nga shteti (federal apo provincial), tarifa doganore në Kanada për këto produkte është në mbrojtje të prodhuesve Kanadez.

Pra dy pika për tu mbajtur mend janë se Kanadaja ka sistemin jo të subvencionuar për produktet agro-bujqësore (përfshi këtu produktet e qumështit) dhe çmimi nuk konkuron apo s’është njësoj si vendet e subvencionuara nëse konkuron në NAFTA apo në tregun botëror, çmimet e saj janë shumë herë më të shtrenjta.

Vendimet që do të merren nga palët në vijim shpresoj të shmangin tarifa hakmarrese që dëmtojnë të dyja vendet aleate, të marrin drejtimin e përfitimit për të dyja vendet dhe jo të humbjeve të vëndeve të punës si në kryesisht në industritë prodhuese të automjeteve në Ontario, Kanada si në Detroit, SHBA.

Marrëveshjet e rinegociueshme çdo pesë vjet e disa ngërçe të tjera nga tarifat, tregjet financiare reaguan negativisht si në bursën amerikane dhe kanadeze si dhe një shvlerësim i dollarit kanadez u ndie ditën e hënë një ditë pas mbylljes së G7, në tregun e këmbimit të vlerave monetare.

Ermir Dardha

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit.

Copyright © 2018

Advertisements

Trudeau dhe Trump diskutojnë përshpejtimin e bisedimeve të NAFTA-s në takimin në G7

Marrëveshja e tregtisë së lirë të Amerikës së Veriut ishte tema e bisedimeve në Charlevoix ndërmjet Kryeministrit Trudeau dhe Presidentit Trump.

Trudeau u shpreh: – “Një mundësi për të diskutuar një numër të madh çështjesh si, tregëtia, përkushtimi ndaj botës duke punuar së bashku për të krijuar vënde pune për njerëzit në të dy krahët e kufirit, të dy jemi zgjedhur dhe jemi përkushtuar për të rritur shtresën e mesme, ti ndihmojmë ata që punojnë fort ti bashkohen. Këto janë saktësisht çështjet që jemi fokusuar.”

Trump u shpreh: – “Justin ka vendosur të heqë gjithë tarifat pengesat për tregëtinë midis Kanadasë dhe SHBA (me humor) kështu që jam i lumtur.

Trudeau u shpreh: – “Kështu që NAFTA ështe në formën e saj të mirë.”

Trump u shpreh: “Ne aktualisht jemi duke punuar për të hequr tarifat për të dyja vendet, kemi bër shumë progres, por do të shohim si do ecin gjërat në vazhdim. Ka mundësi që NAFTA mund të ketë një form ndryshe, me Kanadanë, me Meksikën, marveshje një nga një më të lehta dhe më të thjeshta, më e mirë kjo për të dyja vendet. Këto i kemi në diskutim, mardhëniet janë më të mira se më parë dhe më përfituese se më parë, si për Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara.