“Festa e borës” Montreal

Festivali dimëror në Montreal
Zhvillohet përgjatë fundjavës nga 17 janari deri në 8 shkurt 2015.

Përgjatë disa fundjavave me një shumëllojshmëri të aktiviteteve dimrore, 25 të tilla si rrëshkitje me tub apo me komardare, patinazh, tregime për fëmijë, xhiro me kuaj apo me slita qensh, hockey, futboll, karusel e shumë lojra e aktivitete të tjera si për fëmijë, të rritur e familje.

IMG_7896
“Festivali në borë” i Montreal-it është shumë më tepër se lojrat në borë e akull. Artistët e gdhëndin dhe e shndërojnë atë edhe në vepër arti. Nëse ndodheni pranë, mos e humbisni këtë festë të shkëlqyer të dimrit ku janë ftuar familjet që të luajnë jashtë dhe të gëzojnë me një sërë aktivitetesh, me diçka për të gjithë, në vendodhjen magjike të Parkut Jean-Drapeau.

IMG_7790
Komediani dhe zëdhënësi Yan England, shpjegoi se kjo ngjarje zhvillohet për të shtatin vit radhazi, është kthyer si ritual dimëror për të inkurajuar prindërit dhe fëmijët që të vijnë dhe të luajnë jashtë. Gjithashtu ai shtoi që aktivitete të tilla përveç të tjerave janë me një kosto modeste. Këtë vit orëve të darkës i është shtuar edhe disko-tub për të argëtuar të rinjtë.

IMG_7942
Nga eksperienca personale do të shtoja, që është mënyra më e mirë për ta kaluar dimrin është ta festosh atë duke luajtur me dëborë. Por një këshillë për familjarët e fëmijët është që të programojnë një ditë, të kenë veshje kundra të ftohtit dhe ta alternojnë duke pushuar në ambjentet e ngrohta të ngritura prane lojrave, ju aty mund te sillni ushqimet tuaja për piknik, apo mundet edhe ti blini aty.

IMG_7752
Çmimet
Për një familje katër persona bileta kushton 48 CAD ndërsa për individ 15 CAD. (CAD -Dollar Kanadez)

Ermir Dardha
1.02.2015

Publikuar:

Flas Shqip, Kanada

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit.

Copyright © 2015

Advertisements