Një hap para në marrëdhënien Bashkim Europian – Shqipëri

Bashkimi Europian jep statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme më 24 Qershor 2014 në Luksemburg, Ministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Europian miratuan, që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat në BE, bazuar në rekomandimin dhe raportin e Komisionit Europian, e cila ishte subjekt i mbështetjes nga krerët e shteteve të BE në Këshillin Europian në Bruksel. Nga të gjitha pikëpamjet kjo është një hap para në marrëdhënien Bashkim Europian – Shqipëri, e cila reflekton progresin e vendit në drejtim të implementimit të reformave të domosdoshme të kryera për integrimin në BE. Vendimi i dates 24 Qershor 2014 nënvizon mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për Shqipërinë në arritjen e qëllimit për tu bërë vend anëtar.

20140630-040403 pm-57843765.jpg
Për Shqipërinë, ky vendim duhet të përkthehet në një vërtetim të fuqishëm në arritjen e axhendës së reformave: Shqipëria duhet të arrijë pikat kryesore, në veçanti duke u përqëndruar mbi reformat në administratë dhe gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të drejtave themelore, siç u nënvizuan në konkluzionet e Këshillit në Dhjetor 2013. Si do qoftë, një dialog politik konstruktiv i qëndrueshëm duhet të jetë thelbësor në fuqizimin dhe vazhdimësinë e reformave.

Statusi kandidat nuk do të thotë që BE do të fillojë automatikisht negociatat për fillimin e pranimit të Shqipërisë, që është lëvizja pasuese, një hap tjetër në proçesin e integrimit ne BE, për të cilin progres shtesë, në prioritetet kyçe është i domosdoshëm .

Mardhëniet BE-Shqipëri, linja historike

Ndërmjet vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria u njoh si një vend potencial për anëtarësimin në BE që prej vitit 2003. Faza e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit hyri në fuqi në 1 Prill 2009. Në të njëjtin muaj, Shqipëria dorëzoi aplikimin për anëtarësim në BE. Komisioni rekomandoi që Shqipërisë ti jepet Statusi Kandidat në BE në muajin Tetor 2013. Komisioni gjithashtu i rikonfirmoi përsëri Këshillit rekomandimin e tij në raportin e Qershorit 2014.

Çfarë do të thotë statusi kandidat në parktik?

Të njihesh si shtet kandidat në BE ka një numër nënkuptimesh për Shqipërinë. Ky është një sinjal i rëndësishëm politik për Shqipërinë dhe qytetarët e saj, i cili tregon që vendi po lëviz drejt fazes tjetër asaj të proçesit të integrimit Europian. Në perspektivën ekonomike, statusi kandidat do të inkurajoj investime të huaja dhe, si rrjedhoj, krijimin e vendeve të punës.

20140630-040540 pm-57940311.jpg
Statusi kandidat rrit marrëdhënien midis Shqipërisë dhe BE-së në një nivel më të lartë: Shqipëria tashmë pritet të marrë ftesën në takimet e Këshillit të hapura për vendet Kandidate. Aksesi dhe koperimi me agjensitë e BE-së do të jetë më i lehtë, për shembull marrja pjesë si vëzhgues në Agjensinë e të Drejtave Themelore. Komitetet e përbashkëta midis Shqipërisë dhe Komitetet Rajonale gjithashtu dhe Komitetet Ekonomike dhe Sociale do të ngrihen. Si vend kandidat, Shqipëria do të vazhdoj të përfitoj nga fondet e BE-së nën Instrumentin për një Asistence Para-pranuese në mënyrë që të kryej reformat gjithëpërfshirëse dhe investimet strategjike, dhe të përfitoj nga pjesëmarrja në programet e BE-së.

Rruga përpara

Komisioni Europian do të punojë ngushtë së bashku me Shqipërinë në mbështetje të reformave të saj dhe ta përgatis për fazën tjetër në proçesin e integrimit, domethënë hapjen e negociatave për pranim. Hapjet e negociatave varen nga reformat e mëtejshme të qëndrueshme, konkrete në Shqipëri; pranimi nga të gjitha Shteteve anëtare të BE-së është i nevojshëm.

Ermir Dardha

Albania Law Review

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit.

Copyright © 2014

Advertisements

Kampioni i Montrealit: Prishtina fiton Kupën e Futbollit 2014

Të dielën, në datë 15 Qershor 2014 u zhvillua Kupa e Futbollit të Montrealit prej orës 12:00 deri në ora 18:00, për vitin e katërt me rradhë. Tetë ekipe morën pjesë, duke zhvilluar ndeshje mes tyre në dy grupe. Bashkësia Shqiptare e Kebekut në Montreal ishte organizatorja e kupës së futbollit në Montreal. Ndeshjet u luajtën në fushat e École-Pierre-Dupuy, Montreal në Adresën 2000 Rruga Parthenais, këndi veri-lindor i Avenue De Lorimier dhe Rrugës Ontario.

20140622-013131 pm-48691799.jpg
Tetë ekipe morën pjesë në ndeshjet eliminuese, një ekip mik i ftuar, Otava dhe shtatë ekipe vendase, Vllaznia, Kastrioti, Besëlidhja, Skënderbeu dhe Flamurtari që dhuruan ndeshje të bukura. Në gjysmë-finale u takuan Ferizaj kundër Kastriotit dhe Prishtina kundër Otavës. Prishtina dhe Ferizaj ishin dy ekipet më të mira të cilat u përballën në finale. Në fund kjo ndeshje u mbyll me rezultatin e dy golave për Prishtinën të cilët do ta kurorëzojnë atë si ekipin Kampion për vitin 2014 në Montreal. Së paku 50% të këtij ekipi fitues do të përbëjë përfaqësuesen zyrëtare të Montrealit në Kupën e shqiptarëve të Kanadasë për vitin 2015 që Bashkësia Shqiptare e Kebekut në Montreal ka nderin ta organizojë në Montreal vitin e ardhshëm.

20140622-013223 pm-48743099.jpg
Duke qenë se ky aktivitet sportiv është një ndër aktivitetet më të rëndësishëm ai mblodhi me dhjetra bashkëkombas e sport-dashës si fëmijë e familje që mbështesnin ekipet e zemrës. Kjo ishte një e dielë e bukur shqiptare në Montreal ku flamujtë e Shqipërisë dhe Kosovës valëviteshin në cdo anë të fushës.Në fund kishte një ceremoni të bukur të dhurimit te Medalieve, Kupës si dhe Certifikatat e mirënjohjes ndaj “Lojtarit më të mire”, “Lojtarit më të vjetër” dhe duke mos munguar ata ndaj sponsorëve të këtij aktiviteti. Kampionëve të Montrealit gjithë komuniteti i uron suksese në sfidat e rradhës dhe falenderon të gjithë ekipet pjesëmarrëse ne veçanti ekipin mik të Otavës.

Ermir Dardha

Gazeta Flas Shqip, Toronto, Kanada, Qershor, 2014

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit.

Copyright © 2014

REKORDMENI I SHQIPËRISË THYEN REKORDIN NË KANADA

Cili është profili i një sportisti rekordmen të nivelit ndërkombëtar në Atletik? Nga buron forca dhe sakrifica për të thyer rekordet? Cilat janë sfidat për të qëndruar vazhdimisht në nivele të larta sportive?

20140621-101902 pm-80342382.jpg
Rekordmeni Gëzim Dimnaku ka filluar ushtrimin e sportit të atletikës që në moshën 10-vjeçare, me shkollën sportive të qytetit të Shkodrës. Duke u ushtruar që në moshë të vogël në dy drejtime në atë të “Kërcimit së gjati”, dhe në atë të “Kërcimit tre hapësh”, nën udhëzimet e Trajnerit të mirënjohur Z. Hysni Bebeziqi, Gëzimi do të shpallej Kampion me Vllazninë për pesë vite rresht dhe më tej do të finalizohej Kampion për Shqipërinë. Nga viti 92-96, Gëzimi ka kryer studimet në Universitetin e Sporteve të Tiranës, dhe gjatë kësaj periudhe ai ka qenë edhe sportisti kampion me Ekipin Studenti. Si dhe ka arritur fitore në nivele ndërkombëtare,” Medalie Bronzi” në atë të Kupës së Kampionëve të Europës 92 në Athinë, Greqi duke përfaqësuar Partizanin (por i huazuar nga Vllaznia) për atletik “Kërcim tre hapësh”, dhe më tej në Stamboll, Turqi me ekipin Studenti arrin të fitoje në vitin 94 përsëri “Medalien e Bornzit”. Pas 9 viteve rresht si kampion dhe rekordmen i Shqipërisë në vitin 96 në Lubjanë, Slloveni duke përfaqësuar ekipin Kombëtar Shqiptar në kupën e ekipeve kapione të Europës Gëzimi pëson një demtim në tendinat e kaviljen e këmbës së djathtë, e cila jo vetëm i vë në rrezik karrieren sportive por edhe shëndetin.

Në vitin 98 Gëzimi zhvendoset në Gjermaninë Perëndimore dhe bëhet pjesë e ekipit të Dortmundit për të qenë me sacrifice një atlet elitar në Europë dhe Botë, nga viti 98-07 për 3 vjet kampion në Vestfalen. Përtej ndalimit kategorik nga ana e doktorëve Gjerman, me vullnet e stërvitje teknike për tu ruajtur nga dëmtimet, me sakrificë të madhe, vendos rezultatin rekord shqiptar me 15.93 metër në stadiume të hapura, dhe në vitin 03 në Athine, Greqi dhe më pas 15.71 metër në stadiume të mbyllura dy rekorde të mbajtura. Federata Shqiptare e Atletikës pas tërheqjes i dha medalien e nderit Gëzimit.

Ndërsa në vitet e fundit nga 2008 zhvendoset ne Kanada në Kebek, dhe më tej në 2013 në Alberta. Profili i një atleti që sfidon rekorde do të zgjohej dhe në emër të kurajos së nënës së tij. Gëzimi do të rikthehej në atletik dhe të fitojë medalien e bronzit në “ Kërcimin së gjati”. Ai siguroi vendin e tretë në botë në Budapest, Hungari për ekipin kombëtar Kanadez. Sfidë e ndërmarrë për të mbështetur nënën e tij në luftë me tumorin dhe për ti dhënë kurajo në operacionin e saj. Gëzimi ashtu siç ka edhe emrin do ti kthente nënës edhe një herë gëzimin me fitoren e tij, por që fatkeqësisht nuk do zgjaste shumë pasi ajo do të ndëronte jetë. Dy muaj pas kompeticionit të fundit ndërkombëtar në 6 Qershor 2014 Gëzimi shpallet kampioni i Kanadasë dhe mban momentalisht rekordin botëror për moshat 40 vjeçare në takimin “Balancat e reja”. Profili i një sportisti të nivelit ndërkombëtar që ne Shqiptaro-Kanadezëve na bën të gjithëve të ndihemi krenar.

Ermir Dardha

Gazeta Flas Shqip, Toronto, Kanada, Qershor, 2014

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit.

Copyright © 2014