Fjalë të urta “Naim Frashëri”

  

Naim Frashëri

Dhe të të falin
kamjen e jetën, 
mos thuaj kurrë
veç të vërtetën.


Gjithë njerëzit i duaj,
mos i pandeh për të huaj.

Mos i bëj njeriu në jetë,
gjë që sdo ta pësosh vetë.

Ai që hiqet i madh 
dhe mbahet i rëndë,
e ka mëndjen të vogël 
e të lehtë si pëndë.

Gjuha është
thikë e mprehtë,
plagë e saj nuk
është e lehtë,
shumë njerëz
gjuha mundon,
ca të tjerë
i turpëron.


Do të rrosh me nder
mbi dhe,
me të liq
mos u përzje.


Kur të jesh i zemëruar,
mendja është e turbulluar,
bëj durim sa të kullohet, 
se njeriu pastaj pendohet.

Mos e kthe fjalën kurrë,
por qëndro më një si burrë.

Shiko faqebardhë të rrosh,
e përpiqu të bësh mirë,
dhe me ç’do njeri të shkosh,
i padëm edhe i lirë.

Kusaria, ligësia, 
dhe sa të këqija janë,
edhe gjithë marrëzia,
padijen mëmë kanë.

—————————–

Gazeta Flas Shqip, Toronto, Kanada, Prill, 2015

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit.

Copyright © 2015

Poezia e Harry Fultz-it për Beratin 1946




KALA

Berati i lashtë shplodhet mbi kodrën e tij, i gërryer dhe i rrahur, por ende qëndrushëm me një rrahje zemre të fortë nën veladonin e tij të shtëpive të thinjura, takohen trimërisht këto kohë të ndryshueshme ku yjet e mbrëmjeve luajnë me harmoninë e saj.

Ku Kishat e vjetra të shpërndara hapur kundërshtojnë me zemër të thyer kurajo dhe besim me mirësjelljelljen e lindur të të gjithë njerëzve për të fshirë nga kujtimet e veprave të errëta kur, nëpërmjet mundit dhe sakrificës, të drejtësisë dhe përulësisë do të ndizet një botë ku të gjithë mund të shohin.


Shqipëroi Ermir Dardha

Montreal, 15.03.2015

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit.

Copyright © 2015