Ekonomi

Zgjidhja e krizës ekonomike vjen me mbrojtjen e shtresës së mesme të Shqipërisë. Nga Ermir Dardha

Rritja e pabarazisë në ekonomitë e zhvilluara globale e vendosën botën përballë një krize dhe recesioni. Cilat janë zgjidhjet për daljen nga kriza? Një përmbledhje e fundit e analizave më të mira ekonomike nga Profesorë Analistë e Nobelistë, si dhe një opinion personal mbi mbrojtjen nga kriza në Shqipëri.

20140122-013336 am.jpg
GDP për frymë vitet e fundit

Amerika

Amerika me shkollën e saj të mendimit na kujton gjithmonë vendin e bazuar mbi demokracinë në politikë, dhe tregëtinë e lirë në ekonomi. Dr. Henry Kissinger na shpjegon që sistemi i Amerikan i kapitalizmit me gjithë problemet e tij do të triumfonte mbi atë të ish-Bashkimit Sovjetik referuar librit të këtij nobelisti të paqes me
titull Diplomacia.

Por tashmë 25 vjet pas rënies së murrit të Berlinit, efekti domino do të përhapej edhe në pjesën tjetër të botës e duke e kthyer edhe atë nga një sistem anti-kapitalist në një sistem kapitalist. Teoritë e dorës së padukshme të Adam Smith-it, ku ofert-kerkesa e tregjeve vet rregullon sistemin kapitalist sot mund të themi që ngelet vetëm në teori. Si edhe teori të tjera liberale të ekonomisë nuk mund të lihen pa u analizuar.

Për arsye se lënia në dorë të lirë të sistemit dhe pa kontroll do të grumbullonte kapitalet, me një lakmi që nuk njeh kufi. Të kuptohemi drejt nuk jam këtu për të gjykuar sistemet dhe as për të kritikuar politikat ekonomike por thjesht do t’ju prezantoj sipas Akademikëve dhe Ekonomistëve më me emer sot të vendeve më të zhvilluara dhe me një përmbledhje të gjykimit kritik të tyre në përmirësimin të këtij sistemi ekonomik. Që gjerësisht në shumë vende tashmë ka shfaqur shenjat e një krize globale. Në mënyrë që të përmirësohet situata e tyre ekonomike. Në mënyrë që të evitohen krizat.

Referuar Profesorit Robert Reich në Politika Publike, Universiteti i Kalifornise dhe Ish-Sekretari i Punes ne Administratën e Presidentit Klinton, i cili konsiderohet si Sekretari me i mirë i Shekullit
të 20. Vjen përsëri pothuajse e njëjta analizë në 13 libra të shkruar e së fundmi me një dokumentar i cili titullohet “Pabarazi për të gjithë”. Pabarazia është rritur nga 1979 në 2010 dhe ku 400 njerëzit më të pasur të amerikës zotërojnë kapitale sa gjysma e popullsisë së amerikës. Për këtë Amerika në botë ka shpërndarjen më të pabarabartë. Ku rregullat e lojës së ekonomisë amerikane mund të përmirësohen nëpërmjet demokracisë funksionale.

Kriza ka filluar përkatësisht pas përqëndrimeve masive të kapitalit në pak duar përkatësisht në dy shëmbje bursash në 1928 dhe 2007 ku ngjashmërit janë shokuese dhe në 2012 kjo diference arrin kulmin. Ku 95% e të ardhurave u përvetësua nga 1% e popullsisë.

20140122-012044 am.jpg
Grafiku i urës së krizës Amerikane

Pavarësisht pikëpamjeve politike, ka gabime të shumta që duhen korrigjuar shprehet Profesor Reich. Dhe zgjidhja sipas ti vjen në vendosjen e sistemit të taksave efektive mbi të ardhurat deri në 50% në Amerkën e Hajzenaurit në vitet 1950. Kapitalizmi është sistemi më i mirë që njeh historia globale por që të mirë funksionoj duhet ta ruajmë atë nga vetvetja shprehet Profesor Reich.

Kanada

Referuar të dhënave të publikuara muajin e kaluar nga Statistik Kanada, për 1 Dollar Kanadez të fituar borxhi i marrë shkon në 1.64 Dollar Kanadez. Pra mesatarisht ky borxh arriti kulmin ku një kanadez i detyrohet bankave 164%. Sipas një analize tjetër kanadeze. Përafërsisht 1 në 10-të Kanadez vuan nga pasigurimi i rregullt i ushqimit. Kështu që raporti shpjegon që 8.3% e popullsisë kësaj katëgorie që janë dinamik dhe që punojnë ndihmoen nga prindërit, apo me shoqata ndihmash ushqimore për të mbushur frigoriferin. Ndërsa në Provincën e Kebekut situata shfaqet disi më e përmirësuar në krahasim me provincat e tjera për arsye të politikave sociale. Por përqëndrimi i kapitalit është në 1% përkundrejt 99% të popullsisë. Sipas Profesorit Alan Noel i Departamentit të Shkencave Politike në Universitetit të Montrealit këto programe sociale kanë ndihmuar në moskrijimin e një distance shumë të madhe ndërmjet kategorive të shoqërisë Kanadeze dhe të mbajtjes të një niveli normal pabarazise. Shtresat në nevoj ndihmoen edhe në forma të tjera në mënyrë që familjet në pragun e
minimumit të forcohen ekonomikisht. Me programe edukimi, apo subvencionimi. Por taksat në Provincën e Kebekut janë më të larta se në provincat e tjera Kanadeze, shërbimi shendetësor është falas por me një listë të gjatë pritjeje. Ndërsa në pjesën tjetër të Kanadasë ndodh e kundërta, me taksa më të ulëta por me një nivel pabarazie më të lartë dhe kopshtet e shkollat, dhe sistemi shëndetësor është më i kushtushem.
Këtu duken qartë dallimet e sistemeve e politikave publike ekonomike të aplikuara, ku krahasimi mundet edhe të preket konkretisht brenda një vendi.

Europa

Përveç dallimit brenda shtresave dhe kategorive, Europa me shtetet e saj antare ka një problem tjetër atë të kategorizimit që i bën shteteve.

Gjermania lokomotiva Europiane, Franca dhe Belgjika që ecin disi më
mire nga ana ekonomike. Ndërsa nga ana tjeter kemi shtete si Anglia në recesion, apo që po del nga stagnacioni dhe gjendja pezull për shkak të Paundit, që tashmë e ka kapërcyer krizën, Irlanda dhe Italia është në situatë të rëndë ekonomike, Greqia në një krizë të thellë si dhe Spanja në depresion.

Referuar Joseph Stiglitz dhe pikëpamja e tij mbi recesionin ne Evropë është e rëndësishme për ne shqiptarët që dëshirojmë të bëhemi pjesē e Evropës. Joseph Stiglitz është një ekonomist që ka punuar për administratën Klinton në vitet 1995-97 si Këshilltar Ekonomik, dhe ka marrë çmimin Nobel në ekonomi në vitin 2001.

Sipas Profesorit Stiglitz Europa është gjithashtu në recesion dhe disa vende Europiane kanë shfaqur shenja depresioni ekonomik.

GDP-ja në rënie në Itali, apo niveli i papunësisë së të rinjve ne Greqi e Spanjë i kalon 50%. Por kjo krizë është totalisht e sjellë nga njeriu, dhe ka një emër Euro. Nobelisti Stiglitz shpjegon integrimi ekonomik me një monedhe të përbashkët duke mos pasur e ruajtur një kornizë të njëjtë rregullash, kjo do të e sillte këtë situatë të vështirë. Kushtet e qarta për tu zbatuar ishin vendosur, si 3% inflacion dhe jo më shumë se
16% borxh. Por kjo nuk mjaftoi Europa duhet ose te integrohet më shumë ose të veproj e ndarë.

Ai veçon tre pika kryesore ndihmojnë në zgjidhjen e situates. E para krijimi i nje unioni fiskal, dhe aplikimi i Eurobond-it. E dyta krijimi i një unioni bankar që mos-besimi në sitemet bankare të shteteve europiane në recesion të thellë të zhduket. Dhe mos të kemi kategorizime të padrejta. Nga kjo situatë ngërçi nevojitet një plan rritje, zhvillimi dhe industrializimi. Në përfundim nëse nuk ndërmeren reforma adekuate në kohën që e kërkon tregu, kam frike shprehet Profesor Stiglitz por Euro-ja do të sakrifikohet. Sepse në vend ta bashkojë ajo po e ndan Europën.

Në konkluzion Shqipëria duhet të marrë më të mirën, nga debati botëror i cili konsiston në thelbin që shtetet duhet të aplikojnë politika ekonomike të tilla që duhet të risin nivelin e barazisë së konkurueshmërinë së individëve brenda një shteti. Por kurrësesi të shuhet pabarazia ekonomike, dhe gjithashtu të jetë nën kontroll distanca ndërmjet tre grup kategorive apo shtresave, të superpasurve, të asaj të mesme dhe të varfërve. Gjithashtu zgjidhja vjen në mbrojtjen e bazës nga varfëria ekstreme dhënia e mundësive të shanceve të barabarta sidomos të fëmijëve të kësaj kategorie për të pasur të drejta shkollimi apo profilizimi në zanate profesionale që kjo kategori ti afrohet kategorisë së mesme. Si dhe kategoria e superpasurve duke ditur tendencën e këtij grupi për të kursyer paranë dhe e ri-investuar atë. Këtu vjen edhe pjesa më me rëndësi për kategorine e mesme. Familjeve që jo vetëm buxhetojnë shpenzimet por që gjerësisht investimi më i madh dhe gjithshka që ata zotërojnë është një shtëpi. Gjithë ekonomia e konsumtin është mbështetur në këtë kategori dhe kjo duhet mbrojtur me politika ekonomike që kjo kategori të zgjerojë bazën në mënyrë që të zvogëloj diferencen duke mbajtur
kategoritë e tjera larg ekstremiteteve.

Shqipëria duhet të jetë në nivel konkureshmerie të produkteve prodhuese të industrise, bujqësisë apo turizmit. Funksionimi i sistemit të drejtësisë persa i perket luftës ndaj korrupsionit dhe rekuperimit të kredive të këqija, që do të sjellë dhe uljen e riskut e mos-shlyerjeve të kredive në sitemin bankar. Duke qenë se ky ka qenë dhe më i larti pas krizës globale kjo u shfaq edhe tek ne pas 2008 në mos-shlyerjen e kredive. Si dhe mos ekzekutimet e kolateralit si rrjedhoje e mos-funksionimit të sistemit të Drejtësisë. Gjithashtu dhe pasja e një monitorimi nga ana tjeter për mbrojtjen e konsumatorit për mos mbi-ngarkim me kredi, për mos të rënë në kurthin e borxhit siç ka ngjarë në ekonomitë e tjera ne Ameriken e Veriut si dhe në Mbreterine e Bashkuar apo më pak por edhe në Europen Perendimore.

Kompanitë si Fasonet dhe Call Center në Shqipëri janë kompani vetëm për krahun e lire të punës e cila është pjese e lëvizshme e ekonomisë globale, nesër nese krahu sdo të jetë më i lire ato do të levizin në një vend tjetër.

Shqipëria dhe thithja e Investitorëve te rinj, do te jetë e veshtirë nëse nuk zgjidhet problemi i administrimit të Energjise, kapitalet, asetet fikse si dhe përfshirja e Shqiperisë në një Bursë Rajonale. Me një ide, ku në bazë është krijimi i Bursës Shqiptare, apo Bursës Rajonale Kosove dhe Shqiperi, kjo do të shbllokonte çështjen e likuiditetit si një burim alternativ dhe jo vetem ai i financimit nga bankat e nivelit të dyte, kjo kërkon një kuadër më të gjerë ligjor.

Si një leksion nga historia e ekonomisë globale për Shqipërinë një element kyç ështe mbrojtja e shtresës së mesme të shqiptarëve.

Ermir Dardha

E drejta e ri-publikimit të kësaj analize njihet vetëm me aprovimin e autorit.
22.01.2014

Copyright © 2014

Publikuar në Media:

Gazeta illyria, Amerike datë 22.01.2014

Tribuna Shqiptare, Kanada datë 23.01.2014

Gazeta Mapo, Shqiperi datë 28.01.2014

Advertisements