Pas New York-ut, Torontos Sopranoja Inva Mula me një tjetër sukses edhe në Montreal!

  

E ftuar nga Shoqata Kulturore Shqiptare në Montreal, sopranoja Inva Mula shpalosi një repertor të zgjedhur nga muzika shqiptare dhe e huaj, ajo shoqërohej nga pianisti dhe orkestruesi virtuoz Genc Tukiçi. Për rreth dy orë ajo performoi në sallën Marguerite-Borgeoys, ku në pjesën e parë erdhi me këngë franceze për publikun frengjisht-folës e më tej me këngë italiane nga repertori i huaj. Nga ku mund të përmendet “Il mio bambino caro” etj. I shoqëruar pa pushim nga pianisti Genc Tukiçi i cili ndau pjesën e parë me pjesën e dytë me një pjesë të veçantë, luajtur e kompozuar prej tij e quajtur  “Tukiçi Marsh”. 

  

Tukiçi kishte bërë një bashkim himnesh ku fillonte me marshin Turk e më tej ku luhej Himni i Kanadasë dhe i Shqipërisë. 

– “Atë që se bëjnë dot të tjerat e bën arti” u shpreh ai duke falenderuar publikun për emocionet.

  

Në pjesën e dytë, diva shqiptare Inva Mula performoi repertorin në shqip me shumë këngë të përzgjedhura, skena e mbushur si asnjë herë duartrokiste dhe çohej në këmbë. Ajo u shpreh përgjatë intervistës se: “Publiku i Montrealit ishte shumë i vëmendshëm dhe i ndjeshëm, falenderoj Znj. Anila E Kati për ftesën. Ndërsa performimi në Times Square, Nju Jork ku bota njihet me nje tjetër nivel dhe bagazh kulturor shqiptar. Salla plot në Toronto dëshiroj të falenderoj si instrumentistët si dhe publikun shqiptar.

  
Surpriza e mbrëmjes ishte prezantimi i Sopranos shqiptare në Maqedoni Znj. Dëshira Ahmeti Kërliu me të cilën edhe mbylli koncertin, duartrokitjet pa fund e kthyen edhe një herë në skenë për të kënduar së bashku me publikun.

 

Ermir Dardha

Flas Shqip

Montreal 3 Prill 2016 

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit.

Copyright © 2016

Advertisements