Ermir Dardha nga Montreali në Tiranë për “Enigmën e Suksesit”

Para pak ditësh u zhvillua për herë të parë Ted-lumni në Universitetin e New York në Tiranë. Një cikël i ri prezantimesh e diskutimesh të hapura nga ish-studentë të diplomuar të këtij Universiteti, me studentë aktual. Në një bashkëpunim kjo së bashku me zyrën e ish-studentëve të UNYT dhe Ermir Dardha përfaqësusesin e brezit të parë të ish-studentëve UNYT. Ky Ted-lumni u zhvillua në stilin Ted-talk me bashkëbisedime në tema të lira e diskutime të hapura.

Ermir Dardha u prit në Universitetin e New York Tiranë nga Andrea Mazelliu përfaqësues i zyrës Alumni.

Tema e diskutimit që u mbajt titullohej si të “Zgjidhim enigmen e Suksesit”. E organizuar në tre pika, pika e parë “Drejtimi si koncept”. Pika e dyte Ekonomia dhe Financat si ndryshojnë ato në sistemin Europian përkundrejt atij të Amerikës së Veriut. Dhe pika e fundit sfidat e edukimit për të qenë i pregatitur globalisht dhe çfarë duhet pasur parasysh nga studentët në preferencat e drejtimit të studimeve të tyre. Si studentët duhet ta gjejnë veten dhe në degen që zgjedhin, e si mund të kërkojnë të identifikojnë se për ç’farë të profilizohen apo specializohen në të ardhmen.

Ndërsa në përfundim,  kishte pyetje të lira dhe përgjigje. Kryesisht studentet pjesëmarës ishin të profilit Financë, Kontabilitet, Adminstrim apo Psikologji. Pyetjet ishin mbi njehësimin e diplomes. Sfidat në fushat e ekonomise post pandemie, bankës, dhe dallimet në sistemet e faturimeve dhe si ndryshojnë BE kundrejt Amerikës së Veriut.

Ermir Dardha ka ndertuar ura komunikimi ndërmjet Alumni kudo që jetojnë në botë për të dhënë kontributin personal duke afruar brezat e parë me brezin e ri te studentëve. Para ketij cikli të ri diskutimesh të stilit Ted-talks, Ermir Dardha organizoi gjithashtu ribashkimin në linjë nëpërmjet internetit të ish studentëve të brezave të parë të të diplomuarve të këtij universiteti, që tashmë janë specialist të shpërndarë në gjithë botën.

Ky prezantim ishte i pari në llojin e tij u shpreh i kënaqur Ermir Dardha,  pas tij do të vijojnë të prezantojnë të tjerë alumni nga fusha të tjera. Ky është një kontribut që duhet të vijoj edhe nga ish student të tjerë në muajt e ardhshëm. Gjithashtu ai ka dhënë një kontribut jo të vogël për komunitetin shqiptar në Montreal.

Biografi
Ermir Dardha BSc, BA, MBA, është student i brezit të parë 2002-2006 të UNYT. Ai është specialist i ekonomisë ndërkombëtare me një karrierë dhe eksperiencë të gjatë në institucione ndryshme financiare bankare. Si për shembull ProCredit Bank Albania, dhe prej më shumë se një dekade ai banon në Montréal, Kanada, ku ka punuar në Bankën Nacionale NBC si këshillues personal, apo për Capital One gjatë pandemisë si këshillues borxhi, dhe prej 2021 e deri më sot, ai punon si këshillues i përgjithshêm për Desjardins.