DEKLARATA E HAGËS

Liderët botëror u mblodhën në Samitin mbi Sigurinë Nukleare, në Hagë, Hollandë 23-24 Mars 2014.

20140325-085345 pm.jpg

1. Liderët të rëndësishëm të shteteve si Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë së Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithashtu Presidenti i Këshillit Europian dhe Presidenti i Komisionit Europian u takuan në Hagë dhe u shprehën në ri-konfirmimin, mbështetjen, integritetin territorial dhe Pavarësinë e Ukrainës.

2. Ligji ndërkombëtar e ndalon aneksimin e pjesërisht apo total të një territori të një shteti nëpërmjet përdorimit të forcës. Të bësh diçka të tillë do të thotë të shkelësh parimet mbi të cilat sistemi ndërkombëtar është ndërtuar. Pjesëmarësit dënuan referendumin ilegal të mbajtur në Krime në kundërshtim kjo me kushtetutën e Ukrainës. Gjithashtu shprehen ata më tej në “Deklaratën e Hagës” datë 24 Mars 2014, dënohen fuqimisht veprimet e Rusisë në aneksimin e Krimesë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe obligimet specifike ndërkombëtare. Asnjë veprim nuk i njihet kësaj të fundit.

3. Sot, rikongirmohet që veprimet e Rusisë do të kenë pasoja madhore. Kjo thyerje e ligjit ndërkombëtar është shkelje serioze rregullit dhe ligjit për të gjithë botën dhe kjo prek të gjitha kombet. Në përgjigje të shkeljes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës nga Rusia, dhe kjo në përgjigje të këtyre veprimeve ilegale, individualisht nga këto vende dhe bashkarisht janë vendosur një shumëllojshmëri sanksionesh kundrejt Rusisë, dhe atyre individëve, dhe entiteteve përgjegjëse. Shtetet pjesëmarëse qëndrojnë gati të shtojnë veprime të koordinuara me sanksione në sektor të tjerë që do të rrisin impaktin negativ mbi ekonominë Ruse, nëse Rusia vazhdon dhe përkeqëson situatën.

4. I kujtohet Rusisë për detyrimet ndërkombëtare, përgjegjësitë e saj përfshi këtu dhe ato për ekonominë botërore. Rusia ka një zgjedhje të pastër për të bërë. Komunikimet Diplomatike qëndrojnë të hapura për uljen e tensionit në lidhje me situatën, këto veprime inkurajohen që të merren nga Qeveria Ruse. Rusia e ka të detyrueshme të respektoj integritetin territorial dhe pavarësinë e Ukrainës, dhe kjo në dobi të ofertës ndaj saj në ndërhyrje dhe mbikqyrje ndërkombëtare të adresojë çdo shqetësim legjitim.

5. Federata Ruse mbështet Organizatën pēr Siguri dhe Ko-operim në Europë në Misionin Special Monitorues në Ukrainë është një hap në drejtimin e duhur. OSCE sheh si zgjidhje vendosjen e shpejt të misionit në mënyrë që të lehtësoj dialogun në terren, të ulë tensionet dhe të promovoj një normalizim të situatës, dhe pranohen të gjitha palët në sigurimin e Misionit Special Monitorues, nga antarët me pasjen e një rruge të sigurtë përgjatë me Ukrainën në plotësimin e këtij mandati.

6. Ky Grup shtetesh u mblodh sepse ndajnë të njëjtin mendim për zgjidhjen e situatës dhe ndan të njëjtat përgjegjësi. Veprimet e Rusisë në javët e fundit nuk janë konsistente. Nën këto rrethana, ky grup si rrjedhoj nuk do të marrë pjesë në Samitin e Soçit që është planifikuar. Do të pezullohet pjesmarrja ne G-8 deri sa Rusia të ndryshoj drejtim dhe ambjenti të kthehet përsëri aty ku G-8 të ketë një ambjent për diskutim e mirëkuptim, dhe do të vazhdojë në formatin e G-7 në të njëjtën kohë sipas planifikimit, për muajin Qershor 2014, në Bruksel, në axhendën e gjerë që kanë së bashku. Si pasoj mbi Rusinë, këta lider kanë porositur Ministrat e Jashtëm që të mos marrin pjesë në takimin e muajit Prill në Moskë. Si shtesë, është vendosur gjithashtu që Ministrat e Energjitikës të takohen dhe të diskutojnë rrugët në forcimin e energjisë së sigurtë kolektive.

7. Në të njëjtën kohë, ata u shprehën se qëndrojnë në mbështetje të njerëzve në Ukrainë që kërkojnë rikthimin e unitetit kombëtar, demokracisë, stabilitetit politik dhe zhvillimit ekonomik të vendit të tyre. Ata mbështesin reformën ambicioze të qeverisë Ukrainase dhe do të ndihmojnë në implementimin e tij. Ukraina kërkon të filloj një kapitull të ri në historinë e saj, e vendosur kjo në një reformë kushtetuese me bazë të gjerë, në realizimin e zgjedhjeve presidenciale të lira dhe të drejta në muajin Maj, si dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve kombëtare.

8. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka një rol qëndror në drejtimin e përpjekjeve ndërkombëtare në mbështetje të reformave të Ukrainës, duke ulur dobësinë ekonomike, dhe integrimin e këtij vendi në ekonominë
e tregut në një sitem të gjithanshëm. Në përfundim liderët shprehën se mbështesin punën e FMN-së me autoritetet Ukrainase dhe i nxisin të arijnë në një përfundim të shpejt. Mbështetja e FMN-së do të jetë kritike në shbllokimin e situatës financiare si dhe do të lirojë ndihmat shtesë nga Banka Botërore, Institucione të tjera financiare, Bashkimi Europian, apo burime dypalëshe. Liderët qëndrojnë të bashkuar në angazhimin për një mbështetje të fortë financiare në rimëkëmbjen e Ukrainës, në koordinim e asistencës teknike në disa fusha, në inkurajimin e tregëtisë dhe në drejtim të forcimit të sigurisë së burimeve energjitike.

Përmbledhur nga Ermir Dardha
24.03.2014
Copyright © 2014

Publikuar:

Gazeta Illyria Press, Nju Jork, SHBA, Date 25.03.2014.

Revista Albania Law Review, Tirane, Shqiperi, Date 02.04.2014

Advertisements

Kurora e Skënderbeut

Të fshehtat e Përkrenares dhe diplomacia e Gjergj Kastriot Skënderbeut! Përmbledhur nga Ermir Dardha

20140304-103147 pm.jpg
Foto Përkrenarja e Skënderbeut

Përkrenarja e Skënderbeut përcjell mesazhe të veçanta së bashku me figurën e Skëndërbeut. Ajo do të thotë shumë, prandaj shumë studiues të ndryshëm janë marrë me studimin e saj.

Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte më i vogli nga fëmijët e Gjon Kastriotit, ai lindi në vitin 1405 dhe kishte edhe tre vëllezër më të mëdhenj dhe pesë motra.

Dr. Musa Ahmeti, studiues në Arkivat Sekrete të Vatikanit, shprehet se vetëm Gjergj Kastrioti u morë peng në moshën nëntë vjeçare nga Sulltani Murati i II-të për të mbajtur nën kontroll Gjon Kastriotin të atin. Sipas fakteve historianët shprehen se ka elementë që mitizojnë Skënderbeun në historinë e shkruajtur nga Marlin Barleti. Por në këtë shkrim do të merremi me faktet më tepër se me mitet.

Sulltani ja ndryshoi emrin nga Gjergj në Iskander që do të thot Aleksandër. Me fjalë të tjera ky ishte një pranim i lidhjes së origjinës dhe etnisë së Gjergj Kastriotit me Aleksandrin e Madh. Si dhe aftësive drejtuese të tij në luftë te përkryera si ato të Aleksandrit. Atij iu dha më pas edhe titulli Sanxhakbej nga Sulltani për këto aftësi që ai zotëronte. Por nga shqiptarët shqiptimi i emrit do të ngelej Skënderbe.

Ky është elementi i parë dhe i rëndësishëm bashkues ndërmjet emrit të Aleksandrit dhe Skënderbeut. Kenneth Walters Profesor i Klasikëve Grekë dhe Latin në Universitetin Shtetëror të Wayne-it, shprehet se në venat e Aleksandrit rridhte gjak ilir. E ëma e Aleksandrit quhej Olimpias (Sipas mitit për të djali ishte i saj edhe i Zeusit gjysëm hyjnor). Nëse e shohim në këtë këndvështrim shprehet Profesor Walters, Aleksandri nuk ishte Maqedonas por Ilir.

Studiuesja Italiane Lucia Nadin gjithashtu shprehet për një zbulim që ka bërë në “Statutet e Komunës së Shkodrës” në Muzeun Correr të Venedikut, të testamentit të Aleksandrit të Madh drejtuar popullit të lashtë të Shkodrës si lëshimet që ai i bëri atyre, sepse ishin të të njëjtës origjinë, asaj ilire.

Pra pikë së pari Skënderbeu kishte një lidhje në kuptimin e emrit dhe dy në origjinë me Aleksandrin e Madh.

Sipas Jahja Drancollit Profesor i Historisë në Universitetin e Prishtinës, Skënderbeu shkoi në Turqi kur ishte i rritur dhe moshë më të pjekur.

E treta Skënderbeu ishte një diplomat i shkëlqyer. Në vitin 1443 Skenderbeu kishte vendosur lidhje me perëndimin Dr. Musa Ahmeti, studiues në Arkivat Sekrete të Vatikanit, shprehet se ekziston letra e parë ku Skënderbeu ftohet të luftojë kundër osmanëve. Kur ai akoma ishte drejtues i larte i ushtrisë osmane.

Dr. Isa Blumi i Universitetit të Nju York-ut, SHBA. Shpjegon që Skëndërbeu kur u shkëput nga ushtria osmane kishte trupa shqipfolëse rreth vetes. Një karakteristik e udhëheqësve osman që të bënin pjesë në të njëjtin grup linguistik.

Në 28 Nëntor 1443 Skënderbeu ngriti famurin, dhe bëri thirrjen e lirisë për herë të parë popullit dhe princave shqiptarē.

Skënderbeu është ai shqiptar që arriti të bashkoj Princat shqiptar në Lidhjen e Lezhës në 2 Mars 1444. Dr. David Nicolle nga Universiteti i Nottingham-it, shprehet se Skënderbeu i dha shqiptarëve të asaj kohe mundësinë e ruajtjes së territoreve, identitetit, besimin, lirinë dhe mënyrën e jetesës.
“Shqiptarët e shekullit të XV ishin ndryshe nga popujt e tjerë ata ishin të lirë”

20140304-103300 pm.jpg
Foto brenda Kalasë së Krujës

Skënderbeu ishte ndër të tjera një diplomat dhe lider i shkëlqyer, ai bashkoi Princat shqiptar dhe krijoi aleanca si dhe arriti të negocionte edhe paqe kur ishte e domosdoshme.

Diplomati më i talentuar ishte Pal Engjelli, Arqipeshkvi i Durrësit njohës i shkëlqyer i periudhës së rilindjes të Napolit, Romës, Milanos dhe njohës i Venecias. Në 20 Gusht 1463 Venediku dhe Skënderbeu nënshkruan një aleancë.

Profesori Oliver Schmitt i Historisë së Evropës Jug-Lindore në Universitetin e Vjenës shprehet se ajo që kërkoi Skënderbeu ishte Kurorora. Kurorëzimi si Mbret i Shqipërisë dhe i Epirit, ndërsa Pal Ëngjëlli do të bëhej Kardinali i shqiptarëve. Profesor Schmitt shprehet se ishte ky i fundit ai që porositi, krijoi dhe ideoi imazhin e helmetës së Skënderbeut si imazhin e Aleksandrit të ri, të një principate të pavarur.

Përkrenarja e famshme që ruhet sot në Muzeun e Vjenës (ishte Kurora e Skënderbeut e projektuar nga Pal Ëngjëlli)

Profesori Oliver Schmitt i Historisë së Evropës Jug-Lindore në Universitetin e Vjenës shprehet kjo përkrenare është kopje e përkrenares së Aleksandrit të Madh.

Ndërsa Kenneth Walters Profesor i Klasikëve Grekë dhe Latin në Universitetin Shtetëror të Wayne-it shpjegon se sipas tij para-ardhësja e përkrenares së Skënderbeut është ajo e Pirros së Epirit. Nëpërmjet transmetimit të kulturës Epiriote-Ilire. (Ku vizualizohen brirët)

Zbulimi u krye vetëm kohët e fundit duke pasur si material prove pikërisht këtë përkrenare, shprehet Profesori Schmitt, zbulimi u bë nga Profesor Franka nga Gjermania si dhe këto të dhëna kombinojnë me disa dokumente nga Arkivat e Milanos. Që tregojnë Arkipeshkvin e Durrësit në Milano në vitin 1464, ku Duka i Milanos Françesko Sforca i dhuroi shumë pjesë armaturash dhe armë si dhe mendohet të ketë qenë edhe përkrenarja e cila daton të jetë porositur më parë që nga viti 1460. Kjo konfirmohet edhe nga Historianet e Artit përfundon Profesor Schmitt.

20140304-103437 pm.jpg
Foto mbishkrimi në Përkrenare.

Më tej briret janë jo vetëm analogji nga helmeta e Pirros së Epirit një tjetër ilir strateg në drejtimin e luftrave, por edhe elementi i kokës së dhisë me brirë daton para erës sonë, dmth një element i periudhës së para-krishtit na shpjegon Profesor Walters.

Më tej, shkrimi në Përkrenare përkthehet “Jezusi i Nazarretit bekon Princin e Matit, Mbretin e Shqiptarëve, terrorin e Turqve dhe Mbretin e Epirit. Gërmat inicialet në latinisht ose Italisht nëse bashkohen shqiptohen
“Im-pe-ra-to-re” shpjegon Prof Walters. Ajo ka shume kuptime si Gjeneral Suprem, Udhëheqës apo Perandor. Pra ajo që mahnit profesorin është lidhja e përkrenares me precedentët dhe antikitetin ilir dhe mbishkrimet kuptim plota.

Historia na tregon se Papa Piu II nuk e kurorezoi dot Skënderbeun sepse ai vdiq në Ankona në 14 Gusht të vitit 1464.

Por Skënderbeu ngelet figura më e vlerësuar tek miqtë apo kundërshtarët e asaj kohe. Gjithashtu edhe sot emri i tij do të bashkojë shqiptarët në të gjithë dimesionet, kudo që ata ndodhen.

Ermir Dardha
02.03.2014
(Publikuar me rastin e Lidhjes së Princave Shqiptar)

Publikuar:

Tribuna Shqiptare, Montreal, Kanada, 05.03.2014

Illyria, Nju Jork, SHBA, 05.03.2014

77 NEWS, Tirana, Shqipëri, 06.03.2014

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit.

Copyright © 2014