Qeveria e re e Kebekut

Cila është qeveria e re Liberale e Provincës së Kebekut, strategjia e re ekonomike, dhe disa nga emrat e drejtuesve të Ministrive kryesore?

Qeveria e re e Kryeministrit Couillard, njofton për një politike më të ashpër, me qëllim mirë menaxhimin dhe administrimin e financave publike, bëhet e ditur për qytetarët e Provincës së Kebekut, dhe se të gjithë duhet të jenë të pregatitur të kalojnë kohë të vështira.

Nga momenti i betimit si Kryeminister Z. Philippe Couillard prezantoi Ministrat, si dhe “qeverine e shërimit”, dhe duke parashikuar nje kalim të vështirë duke pasur parasysh situatën ekonomike dhe financiare që ndodhet Kebeku. Strategjia e kësaj qeverie të re është ulja e shpenzimeve publike dhe ri-fillimi i ciklit ekonomik, si dhe largimi nga gjendja anemike ekonomike.

20140515-015926 pm.jpg
Ekipi i këshillit të Ministrave të Z. Couillard përbëhet edhe nga 14 figura të reja nga 26. Me një treshe të rëndësishme që do të përballet me problemin kryesor janë, Z. Carlos Leitao si Minister Finance, Z. Martin Coiteux në krye të Këshillit të Thesarit dhe Jacques Daoust si Minister i Ekonomisë. Tre emra te medhenj të profilit ekonomik të emëruar në postet strategjike që pritet të implementojnë atë ç’ka u premtua edhe përgjatë fushatës së fundit zhvillimin ekonomik.

Në krahasim me qeverinë e mëparshme kjo qeveri e re ka tre Ministra më tepër, (duke e rritur numrin e ministrive në 26 nga 23, por duke ulur numrin e administratës). Duke pasur parasysh ndarjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave që më parë kishte qenë e bashkuar. Në vijim, Z. Pierre Arcand emërohet në Ministrinë e Energjitikës dhe Burimeve Natyrore i cili përfshin edhe projekt-planin e Veriut. Minister Mjedisi Z. David Heurtel dhe Z. Jean-Denis Girard si Minister i Deleguar për Biznesin e Vogel dhe të Mesëm.

Emra të tjerë të rëndësishëm janë Z. Robert Poeti që do të drejtoj Ministrinë e Transportit dhe Z. Pierre Moreau që do të drejtojë Ministrine e Mardhenies me Bashkitë. Ndërsa më tej, Policia do të drejtohet nga Lise Thériault, Drejtësia nga Stephanié Vallée dhe Edukimi nga Yves Bolduc e në fund Ministria e Punës nga François Blais.

Dosjet e nxehta u janë lënë grave të sapo emeruara per tu trajtuar si zëvendësimi i Kartës së te drejtave të qeverisë së mëparshme me një “Ligj neutral dhe akomodime të arsyeshme” ndërsa pika kyçe mbi trajtimin e gjuhës do të trajtohet nga Ministrja e Kulturës dhe Komunikimit Znj. Helene David. Ndërsa për të interesuarit e komunitetit shqiptar në Kebek emri i ri për Ministrinë e Imigracionit Diversitetit dhe Përfshirjes do të jetë ai i Znj. Kathléen Weil. Mandati i ketyre dy të fundit është “shërimi i lëndimeve të shkaktuara muajt e fundit nga politikat e para-ardhësit”. Ndërsa, shëndetësia do të drejtohet nga Z. Gaétan Barrette, dhe plani i tij afat shkurtër është ulja e burokracisë në sistemin shëndetsor me 10%.

Në konkluzion Këshilli i Ministrave dhe Z. Couillard kanë një mazhorancë të fortë dhe një pritshmëri e mbështetje të të gjitha rajoneve frankofone, për të përmbushur premtimet elektorale. Dhe më e rëndesishmja mbi të gjitha, për të sqaruar gjithashtu popullsinë mbi sakrificat e nevojshme që duhen bërë përgjatë dy viteve të para të kësaj qeverie.

Ermir Dardha
Montreal, 15 Maj 2014

Tribuna Shqiptare, Montreal, Kanada,
Gazeta Flas Shqip, Toronto, Kanada, Maj 2014

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit.

Copyright © 2014

Kastriot Dervishi ekspozon në Montreal

Galeria Exhib’Art organizoi në datat 24 deri 27 Prill 2014 ekspozitën e titulluar “Identitet në lëvizje” në të cilën nëntë artistë kebekas dhe shqiptari Dervishi prezantuan krijimet e tyre.

20140504-010143 pm.jpg
​Kastriot Dervishi ka lindur në vitin 1963 në Berat, një qytet mbi 2400 vjeçar që ka ndikuar e frymëzuar gjithë karrieren artistike. Interesin mbi artin Dervishi e ka shfaqur që në fëmijërinë e tij, me tej ai vazhdoi studimet për pikturë në Liceun Artistik “J. Misja” dhe në Akademinë e Arteve në Tiranë ku u diplomua në pikture dhe skenografi. Që prej vitit 1984, ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme vetjake dhe në grup të organizuara në Shqipëri në vende të ndryshme në Europë dhe Kanada.

20140504-010303 pm.jpg
Kastriot Dervishi që prej tre vjetësh banon në Montreal ku edhe ekspozon vazhdimisht. ​Ekspozita e fundit është pjesmarrja e njëmbëdhjetë e tij në galeritë e artit në Montreal, dhe pikërisht në galerinë Exhib’Art. Ai është prezantuar me peisazhe të stilit ekspresionist nga Montreali, si dhe me disa kompozime abstarakt-figurative ku në qendër të tyre është figura e femrës, nudo. Në përmbyllje Dervishi si një nga piktorët e njohur beratas në tablotë e tij ka dhe elementin unik të lëvizjes së ngjyrës në gërshetimin e abstraktes me figurativen.

Ermir Dardha
Montreal
26.04.2014

Publikuar:
Tribuna Shqiptare, Montreal, Kanada, Date 04.05.2014

Blink Magazine, Albania, Date 04.05.2014

Gazeta Flas Shqip, Toronto, Kanada, Maj 2014

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit.

Copyright © 2014

Ideali i të Drejtës Ndërkombëtare!

Wilsoni krijuesi i idealit të së drejtës ndërkombëtare!

20140430-090835 pm.jpg
Presidenti 28 SHBA-Woodrow Wilson

Nëse bota do paqe duhet të ndërtojë një sistem funksional në mbrojtje të lirive të shteteve, ajo duhet të çoj më tej idenë e Presidentit Wilson. Në kundërshtim me politikën ndërkombëtare të mëparshme të ekuilibrit të forcës të mbështetur nga Presidenti Roosvelt. Por le të bëjmë një krahasim midis dy këtyre filozofive dhe një ngjashmëri me situaten ndërkombëtare sot.

20140430-091241 pm.jpg
Presidenti 26 SHBA-Theodore Roosvelt

Theodore Roosvelt ishte Presidenti i 26-të i Shteteve te Bashkuara të Amerikës. Ai ishte një njohës i përkryer i ekuilibrit të forcës dhe që mendonte, dhe besonte në daljen e Amerikës në arenën ndërkombëtare si një Shtet i cili duhet të luante një rol kryesor në ekuilibrin global të forcës. Ky një realitet i kohës i importuar nga Europa e aleancave të fshehta në menaxhimin e marrëdhënieve ndërkombëtare duke balancuar forcat e shteteve ndërmjet njëra tjetrës e kështu duke siguruar një paqe delikate. Në fakt kjo filozofi sundonte gjerësisht nga shek XVIII deri në fillim shekullin e XX.

Woodrow Wilson ishte Presidenti i 28 të i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, ishte pikërisht ideali i tij mbi menaxhimin e mardhënieve ndërkombëtare nëpërmjet misionit të shpërhapjes së vlerave dhe parimeve demokratike. Ndërtimin e institucioneve ndërkombëtare që për rrjedhojë kjo ide solli edhe krijimin e Lidhjes së Kombeve. Ajo çka mendonte Presidenti Wilson i cili ishte një Doktor në Shkencat Politike, kishte mendimin e para që paqja varet nga përhapja e demokracisë, dhe e dyta se shtetet duhet të gjykohen mbi të njëjtat kritere morale si gjykohen edhe njerëzit. Ndërsa e treta dhe më e rëndësishmja ishte ndërtimi i një sistemi ndërkombëtar të së drejtës ku të gjitha kombet duhet të bënin pjesë e ta pranonin.

Në konkluzion, ndërmjet dy filozofive ne e dimë që ajo Wilson-iane do të triumfonte mbi atë Roosvelt-iane. Presidenti Roosvelt e quante idealist Presidentin Wilson për sa i perket filozofise se tij në marrëdhënien ndërkombëtare, dhe fatkeqësisht ndërroi jetë për të parë këtë idealizëm realitet me sytë e tij.

20140430-091654 pm.jpg
Roosvelt vs. Wilson

Sot sikur ky idealizëm Wilson-ian të zhvillohej më tej si nga Lidhja e Kombeve dhe më pas në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku dhe kjo organizatë të bëhej më efikase, ku të ndëshkohen në parimin Wilsonian për konfliktet ndërmjet shteteve iniciatorët e këtyre konflikteve, ato do të minimizoheshin në të ardhmen që në burim. Paqja nuk duhet të jetë kurrë më e shtrenjtë se luftrat që janë zhvilluar, që po zhvillohen dhe që do të minimizohen po të zhvillohej më tej kjo ideologji Wilson-iane.

Ermir Dardha
30.04.2014

Publikuar:

Albania Law Review, Maj, 2014

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit.

Copyright © 2014