info-Montreal: Atleti Shqiptaro-Kanadez fiton Medalje Bronxi në Kampionatin Botëror

Në datat 19-25 Mars 2017 u zhvillua Kampionati Botëror për salla të mbyllura në kategorinë Master në Daegu të Koresë së Jugut. 


Foto: Gëzim Dimnaku gjatë Kërcimit Tre-hapësh

Sportisti shqiptar Gëzim Dimnaku përfaqësoi Kanadanë në këtë kampionat dhe në garën e Kërcimit Tre-hapësh, ku arriti të rrëmbej medaljen e bronzit megjithëse ishte i dëmtuar me një bllokim të nervit shiatik si rrjedhojë kjo e garave të kampionatit të Albertës e zhvilluar katër javë përpara ku Gëzimi they dy rekorde Kombëtare Kanadeze në Kërcim së gjati dhe Tre-hapësh.   


Vendin e parë në kampionat e zuri atleti suedes ish-kampioni i botës në kërcim së gjati në vitet 1990, Mattias Sunneborn. 

Ajo që është për të vlerësuar është se atelti shqiptaro-kanadez prej vitesh tashme me banim në Alberta Gëzim Dimnaku mban akoma në fuqi rekordin Kombëtar Shqiptar për salla të mbyllura të arritur që nga viti 2003 rekord që arriti të thyej në Dortmund Gjermani.

info-Montreal

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit.

Copyright © 2017

Advertisements

info-Montreal: Fillojnë rregjistrimet për Shkollën Shqipe Nënë Tereza në Montreal


Dr. Armend Kosumi në bashkëpunim me Bashkësinë Shqiptare të Kebekut në Montreal zhvilloi sot seminarin “Fëmijë kudes dhëmbët”. U trajtuan disa tema mbi higjenën dentare, llojet e ushqimeve, kujdesi për dhëmbët edhe disa udhezime për fëmijët.


Gjithashtu për komunitetin shqiptar në Montreal u prezantua nga z. Nehat Kaloshi kryetari i BSHKM, Prof. Gramoz Isufaj dhe u njoftua për rihapjen e Shkollës Shqipe Nënë Tereza në ambjentet e Kolegjit Marianopolis në Montreal.


Prof. Gramoz Isufaj vjen me një eksperiencë të gjatë pedagogjike shumëvjeçare mësimdhënieje në Matematik-Fizik-Informatik si në Shqipëri dhe Kanada. Nga eksepriencat e tij më të rëndësishmet mund të përmendim këtu atë në Shkollën Harry Fultz në Tiranë apo drejtues shkolle, si edhe mësues në Kolegjin Privat Elite së fundmi në Kanada.

Shkolla Shqipe Nënë Tereza filloi rregjistrimet sot në ambientet e Kolegjit Marianopolis. Z. Nehat Kaloshi shpjegoi për info-Montreal se që ditën e sotme pas njoftimit pati të rregjistruar dhe njoftoi komunitetin shqiptar se janë çelur rregjistrimet dhe mund të kontaktoni me Bashkësinë nëse jeni të interesuar të rregjistroni fëmijët tuaj.

Shkolla Shqipe do të zhvillohet çdo ditë të diele dhe do të ketë gjithashtu një tarifë modeste rregjistrimi.

Profesor Isufaj i shpjegoi prindërve më tej se do të ketë një program mësimor standart për fëmijët duke e përshtatur me nivelin e grupit dhe do të ketë gjithashtu edhe aktivitete dhe mësim mbi historinë e njohuri të tjera plotësuese.

Për më tepër informacion ju lutem të ndiqni faqen e Bashkësia Shqiptare Montreal në Facebook.

info-Montreal

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit.
Copyright © 2017