Liberalizimi i tregut të Universiteteve Shqiptare

Liberalizimi i tregut të Universiteteve Shqiptare, ëndrra e Prof. Dr. Gramoz Pashkos, sot një realitet.

20140214-125300 pm.jpg
Prof. Dr. Gramoz Pashko (Rektorit të Universitetit të parë privat në Shqipëri, University of New York, Tirana, Qershor 2006) Copyright © Foto nga E.D.

Ditët e fundit debati për Universitet u shfaq përsëri në Parlamentin Shqiptar. Shpresoj përmirësimet në ligj të rrisin konkurueshmërinë dhe cilësinë e Universiteteve Shqiptare, ndërmjet atyre Shtetërore dhe Private. Profesor Pashko ndër te parët për liberalizimin partiak, për liberalizimin e ekonomisë, do të ishte i pari për liberalizimin edhe të tregut të dijes.

Referuar një publikimi të renditjes ndërkombëtare të universiteteve, përfshi këtu një analize edhe të atyre Shqiptare, duket qartë që pas dymbëdhjetë viteve që nga çelja e universitetit privat të parë, sot në vendin tonë kjo renditje të kryesohet nga një Universitet Privat. Në vendin e dytë vjen universiteti Shtetëror që ka pasur monopolin drejtues prej vitesh në treg, duke qenë i vetmi Universitet në vend e mos pasur të tjerë deri në tetor të vitit 2002. Dhe në vendin e tretë do të renditet universiteti i themeluar nga Profesor Pashko. *(Referuar listës së renditjeve të universiteteve shqiptare e cila ndodhet në fund të faqes)

Prof. Dr. Gramoz Pashko i cili ishte Ekonomisti Liberal ndër të parët, Politikani i balancuar, Akademiku dhe themeluesi i Universitetit të parë Privat në Shqipëri. Që sot është ndër tre më të mirët në Shqipëri referuar kjo studimit të mëposhtëm. Sot mund të shprehemi me të drejte që liberalizimi i tregut te Universiteteve do te sillte një dobi në zhvillimin ekonomik dhe intelektual të një Kombi. Ndonëse është akoma herët për të folur, sepse rezultati vjen me kohën, por mund të themi që jemi në rrugën e duhur. Në këtë klasifikim janë renditur mbi 20 mijë Universitete nga e gjithë bota, dhe që lista kryesohet nga ato më me emër në Amerikë.

Ajo shprehja “sa herë që hapet një shkollë mbyllet një burg” është e gjetur, dhe nëse rregullat janë të pa-anëshme dhe që rrisin kontrollin dhe konkurueshmërinë dhe të ndëshkojnë abuzuesit, në këtë rast vendi do të përfitojë akademikisht maksimalisht. Shkollat profesionale janë gjithashtu një domosdoshmëri në shoqërinë shqiptare.

Shpesh herë në seminaret e Prof. Pashkos në vitin 2005, në lëndët ekonomike si Ekonomia e Shkallës së Bashkimit Europian apo Historisë së Ekonomisë Botërore ku ai ishte njohës i shkëlqyer, do të na shpjegonte me pasion domosdoshmërinë e liberalizimit të tregut Universitar shqiptar, i cili do të sillte një rritje të nivelit akademik, dhe ekonomik në tërësi.

Rektorit të parë të Universitetit Privat në Shqipëri mund ti përgjigjemi që ëndrra e tij e fundit është një realitet. Tregu Universitar shqiptar është i liberalizuar, tashmë ngelet vetëm për tu përmirësuar sistemi më tej. Qëllimi i përfundimtar është ruajtja dhe depolitizimi në sistemin arsimor, në mënyrë që Universitetet Shqiptare të prodhojnë konkurueshmëri me Universitet më të mira Botërore.

Ermir Dardha
14.02.2014

*Referencë Renditja e Universiteteve Shqiptare: webometrics.info/en/Europe/Albania

Publikuar:

Gazeta Illyria Press, Nju Jork, SHBA, Date 14.02.2014.

Tribuna Shqiptare, Montreal, Kanada, Date 14.02.2014.

Gazeta Flas Shqip, Toronto, Kanada, Prill 2014

Copyright © 2014

Advertisements

Prezantimi i Autorit

20140209-084632 am.jpg
ERMIR DARDHA, ka lindur në qytetin e Beratit në vitin 1979. Fëmija i vogël në një familje muzikantësh, nga prindërit Sali Dardha dhe Afërdita Kryemadhi, dy mësues violine dhe themelues së shkollës së Muzikës, Berat. Ndërsa motra Persida Dardha violiniste e talentuar, e cila ka luajtur dhe luan në shumë orkestra me emër në Europë.

Për herë të parë ai do të largohej drejt Turqisë për studime në vitin 1994. Në vitin 1999 largohet drejt Britanisë së Madhe, dhe në vitin 2001 përfundon studimet kolegjiale profesionale në degën “Informacion Komunikim dhe Teknologji” në Kolegjin e Lestër-it, Angli. Më tej në vitin 2006 është diplomuar në dy disiplina në Menaxhim dhe Mardhënie Ndërkombëtare. Ai në të njëjtin vit do të zgjidhej nga studentët “President i brezit të parë të ish-studentëve të Universitetit të Nju Jork-ut, Tiranë dhe Nju Jork, post të cilin do ta mbante nga viti 2006-2008.

Po në të njëjtin vit akademik 2006-2007 do të fillonte karrierën akademike si Lektor i jashtëm në Universitetin Aleksandër Moisiu Durrës, në “Hyrje në Shkenca Politike”, dhe Asistent në “Menaxhimin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare nëpërmjet Ligjit Ndërkombëtar” për Universitetin e Nju Jork-ut, Tiranë.

Në vitin 2009 do të përfundonte studimet në nivelin Master në degën Administrim Biznesi dhe do të mbante pozicione të rëndësishme nga viti 2007-2012 si Menaxher Klientësh Korporativ, Drejtues Agjensie Banke dhe Koordinator i Mardhënieve me Publikun për ProCredit Bank, Shqipëri.

Studimet nga 1999-2009 do ti kryente në gjuhën Angleze.

Me familjen, do të zhvendosej në Shtator të vitit 2012 me banim në Montreal, Kanada, nën programin e talenteve që pranon ky shtet nga e gjithë bota. Gjithashtu në 2012-2014 do të përfundonte studimet për gjuhën Frënge në Universitetin e Kebekut në Montreal.

Në vitet e fundit, do të publikonte artikuj Ekonomik dhe të Historisë së Diplomacisë Shqiptare, Analiza Ekonomike, dhe për Kulturën në gazetat shqipfolëse në Nju Jork, Kanada, Kosove dhe Shqipëri. Gjithashtu, artikuj akademik në nivel shkencor në Anglisht, Frengjisht, dhe pjesmares edhe në debate shkencore në Italisht.

Në përfundim, drejtimi institucional, apo bankar, administrim dhe menaxhim korporativ, janë disa nga eksperiencat e mëparshme. Ndërsa në të ardhmen dëshirohet të vijoj me karrieren Bankare si edhe me studimet Doktorale në Shkenca Politika Ekonomike përkatësisht për integrimin e Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Europian kryesisht me fokus në shtetet shqipfolëse të këtij rajoni.

Copyright © 2014