Ekonomia, tema e debatit të Liderëve në Kanada

Kryetari i Partisë Liberale Justin Trudeau, i Partisë së Re Demokrate Thomas Mulcair dhe i asaj Konservatore Stephen Harper njëkohësisht edhe Kryeministri aktual i Kanadasë u përballën në një debat mbi vizionin ekonomik të vendit. Debati u zhvillua në Kalgari, Provincën e Albertës.
  
Debati ishte i gjithi i përqëndruar mbi ekonominë. Përkrah njëri-tjetrit dhe përball moderatorit të debatit (Kryeredaktorit të “The Globe And Mail”) Z. David Walmsley liderët shpalosen vizionin e tyre mbi temën e debatit “Ekonomia Jonë e Ardhmja Jonë” me qëllim përmirësimin e ekonomisë Kanadeze.  

Kryeministrit aktual Stephen Harper liderit të Konservatorëve iu desh të mbronte bilancin e rreth 10 viteve në pushtet përgjat të cilit ka kaluar dy periudha ekonomike të vështira, ndërsa Thomas Muclair i Neo Demokrateve shpjegoi se ka ardhur koha të provohet një forcë e tretë në Kanada, kurse Lideri Liberal Justine Trudeau përcolli mesazhin se ka një plan të qartë ekonomik për ti dhënë një shtyse ekonomisë dhe për të mirë-administruar portofolin e Kanadasë.

  

Debati pati shkëndijat e tij përgjat temave që u shpalosën nga moderatori mbi punësimin, emigracjonin, format e taksimit, mënyrat e zhvillimit të infrastrukturës, shëndetësisë, mbi industrinë e naftës apo mbrojtjen e ambjentit duke mos cënuar zhvillimin ekonomik etj.
  

“Z. Mulclair Shefi i Partisë Neo-Demokrate i kërkoi Z. Harper të përballej me realitetin ndërkohë që ky i fundit mundohej të mbronte reduktimin e transfertave në shëndetësi për Provincat”. Zoti Mulclair akuzoi gjithashtu Kryeministrin Harper për imazhin e keq që i ka dhënë Kanadasë, Albertës me rërën bituminoze. Në përfundim Muclair u shpreh se Z. Harper i ka vendosur vezët të gjitha në një shport dhe me pas e ka braktisur atë. Z. Muclair sulmoi të dyja palet kundërshtare duke thënë se Kanadezët kanë një alternativ të tretë, se buxheti dhe plani ekonomik i tij i publikuar është me shifra të qarta e të realizueshme.

  
“Z. Trudeau shefi i Partise Liberale iu drejtua Z. Harper, keni pasur defiçite si në vitet e mira. Keni pasur defiçite në vitet e këqija. Momenti i vetëm qe ju shpreheni që nuk do të keni defiçite është gjatë viteve zgjedhore”. Në shpalosjen e vizionit ekonomik Z. Trudeau e krahasoi planin e tij i cili parashikon një defiçit për tre vitet e para të mandatit, me një familje që duhet të marrë kredi në Bank për një hipotekë. Nga plani i taksave Liberalët shpalosën versionin e tyre me rritjen e taksave ndaj 1% më të pasur dhe uljen ndaj shtresës së mesme. Kjo do të jepte një stimulim ekonomik për një vend optimist siç është Kanadaja dhe një zhvillim pozitiv për të ardhmen, dhe momenti për ta realizuar është tani.

  

“Z. Harper Shefi i Partisë Konservatore duke iu përgjigjur dy kundërshtarëve u shpreh se këta njerëz do t’ju kërkojnë gjithmonë që të shpenzojnë më shumë, dhe asnjë herë nuk kam thënë që gjërat janë fantastike, duke iu referuar situatës aktuale ekonomike ku Kanadaja ndodhet zyrtarisht në recesion teknik, ne jetojmë në një ambjent testimi. Të dy gjithashtu ju kerkojnë rritje taksash, si dhe në përfundim Kryeministri krahasoi premtimet e shpenzimeve modeste me ato të kundërshtarëve”.

  

Në debat fizikisht mungoi liderja e Partisë së Gjelber Znj. Elizabeth May por që ju bashkua debatit duke lëshuar disa mesazhe në Twitter. Ajo përmendi mungesën e tre çështjeve, asaj të evitimit të një krize ekonomike të ngjashme me vitin 2008. Së dyti për ambjentin po afron data limit në dhjetor për Konferencën në Paris, dhe ne duhet të jemi gati. (Duhet pasur parasysh që Kanadaja është jashtë Konferences së Kiotos për emetimet e gazrave CO2). E treta është roli i femrave në ekonomi që nuk kanë të njëjtën rrogë me atë të meshkujve për të njëjtën punë. Ndërsa situata është akoma më e keqe për gratë e minoriteteve etnike.

 

Ermir Dardha

18 Shtator 2015  

Publikuar:

Tribuna Shqiptare, Montreal

Illyria, Nju Jork

Flas Shqip, Toronto

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit.

Copyright © 2015