Ermir Dardha nga Montreali në Tiranë për “Enigmën e Suksesit”

Para pak ditësh u zhvillua për herë të parë Ted-lumni në Universitetin e New York në Tiranë. Një cikël i ri prezantimesh e diskutimesh të hapura nga ish-studentë të diplomuar të këtij Universiteti, me studentë aktual. Në një bashkëpunim kjo së bashku me zyrën e ish-studentëve të UNYT dhe Ermir Dardha përfaqësusesin e brezit të parë të ish-studentëve UNYT. Ky Ted-lumni u zhvillua në stilin Ted-talk me bashkëbisedime në tema të lira e diskutime të hapura.

Ermir Dardha u prit në Universitetin e New York Tiranë nga Andrea Mazelliu përfaqësues i zyrës Alumni.

Tema e diskutimit që u mbajt titullohej si të “Zgjidhim enigmen e Suksesit”. E organizuar në tre pika, pika e parë “Drejtimi si koncept”. Pika e dyte Ekonomia dhe Financat si ndryshojnë ato në sistemin Europian përkundrejt atij të Amerikës së Veriut. Dhe pika e fundit sfidat e edukimit për të qenë i pregatitur globalisht dhe çfarë duhet pasur parasysh nga studentët në preferencat e drejtimit të studimeve të tyre. Si studentët duhet ta gjejnë veten dhe në degen që zgjedhin, e si mund të kërkojnë të identifikojnë se për ç’farë të profilizohen apo specializohen në të ardhmen.

Ndërsa në përfundim,  kishte pyetje të lira dhe përgjigje. Kryesisht studentet pjesëmarës ishin të profilit Financë, Kontabilitet, Adminstrim apo Psikologji. Pyetjet ishin mbi njehësimin e diplomes. Sfidat në fushat e ekonomise post pandemie, bankës, dhe dallimet në sistemet e faturimeve dhe si ndryshojnë BE kundrejt Amerikës së Veriut.

Ermir Dardha ka ndertuar ura komunikimi ndërmjet Alumni kudo që jetojnë në botë për të dhënë kontributin personal duke afruar brezat e parë me brezin e ri te studentëve. Para ketij cikli të ri diskutimesh të stilit Ted-talks, Ermir Dardha organizoi gjithashtu ribashkimin në linjë nëpërmjet internetit të ish studentëve të brezave të parë të të diplomuarve të këtij universiteti, që tashmë janë specialist të shpërndarë në gjithë botën.

Ky prezantim ishte i pari në llojin e tij u shpreh i kënaqur Ermir Dardha,  pas tij do të vijojnë të prezantojnë të tjerë alumni nga fusha të tjera. Ky është një kontribut që duhet të vijoj edhe nga ish student të tjerë në muajt e ardhshëm. Gjithashtu ai ka dhënë një kontribut jo të vogël për komunitetin shqiptar në Montreal.

Biografi
Ermir Dardha BSc, BA, MBA, është student i brezit të parë 2002-2006 të UNYT. Ai është specialist i ekonomisë ndërkombëtare me një karrierë dhe eksperiencë të gjatë në institucione ndryshme financiare bankare. Si për shembull ProCredit Bank Albania, dhe prej më shumë se një dekade ai banon në Montréal, Kanada, ku ka punuar në Bankën Nacionale NBC si këshillues personal, apo për Capital One gjatë pandemisë si këshillues borxhi, dhe prej 2021 e deri më sot, ai punon si këshillues i përgjithshêm për Desjardins. 

UN COP 15 marrëveshje për mbrojten e 30% të biodiveristetit të Globit objektiv 2030

Një marrëveshje u arrit në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e biodiversitetit të Tokës. Konferenca e Kombeve të Bashkuara e cila u zhvillua në Montreal në ruajtjen e biodiversitetit të Tokës u mbyll me një marreveshje ndërmjet vendeve pjesëmarrêse.

Negociatorët pjesëmarrës të UN COP 15 u mblodhën në Pallatin e Kongreseve në Montreal dhe ranë dakort për katër qëllime dhe 23 objektiva, përfshirë mbrojtjen e 30% të globit të përbër nga sipërfaqe toke, uji e zona detare deri në vitin 2030.

UN COP 15 nga data 07 – 19.12.2022 Montreal

Gjithashtu u ra dakort që të reduktojnë subvencionet të konsideruara si të dëmshme për natyrën me të paktën 500 bilion dollarë deri në vitin 2030.

Dje ishte dita e fundit dhe e mbylljes së bisedimeve në samit që zgjati gjithsej dy javë negocime nga 7 deri 18 dhjetor nga 196 shtete ndermjet tyre edhe Shqipëria. Përcjellja zyrëtare mbyllet sot datë 19 dhjetor 2022.

Ermir Dardha 19.12.2022

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit. Copyright © 2022

Referenca: https://youtu.be/m4yMAfBIDVk

Arsyet e Inflacionit më të lartë në Kanada në tre dekadat e fundit.

Ermir Dardha BSc, BA, MBA specialist Ekonomie Ndërkombëtare me një eksperiencë e karrier të gjatë bankare dhjetra vjeçare në institucione financiare në ProCredit Bank Shqipëri që ka përjetuar krizën e imobiliareve prej 2008, themelues i departamentit të korporatave në PCB Albania, drejtues dege Banke po për të njëjtin institucion deri në 2012 Koordinator i Mardhenieve me Publikun per PCB Albania. Prej atij viti,;zhvendosjes në Montreal përpara, gjatë dhe post pandemisë dhe vijon të punoj në industrinë financiare në Kanada. Ka punuar si Keshillues Financiar për Banken Nacionale Kanadeze, Specialist për dalje nga borxhi për Capital One gjatë Pandemisë dhe prej 2021 e në vazhdim punon për Desjardins si Keshillues i Përgjithshëm.

Flas Shqip: Sipas jush cili është shkaku i krizës ekonomike dhe inflacionit më të lartë në Kanada në tri dekadat e fundit?

Nëse i referohemi studimit të fundit të Statistik Kanadasë Tetor 2022 raportuar pak ditë më parë. Disa janë shkaqet kryesore që kanë shkatuar inflacionin më të lartë. Indeksi i Çmimit të Produkteve të Shportës apo konsumit bazë ka pësuar referuar raportit të analizës së rritjes, rritjen më të madhe vjetore prej vitit 1981 ajo është 11.4% per dy mujorin shtator-tetor 2022 dhe parashikohet të jetë rreth 12% për dy mujorin e fundit të 2022. Rreth 43% e popullsisë kanadeze do të preket nga inflacioni i çmimeve të shportës dhe do të ndiejnë vështirësi e rënie të fuqisë blerëse në muajt e ardhshêm. Ndërsa 20% e tyre do tu drejtohen për 6 muajt e ardhshëm organizatave komunitare që ndihmojnë me ushqime shoqërinë. Le ti shohim faktorët kryesor një e nga një.

E para, efekti i Covid-19 në ekonomi si rritja e kostove sepse proçedurat e prodhimit iu përshtatën kuadrit rregullator për të luftuar pandeminë. Nëse preken kostot direkte në linjat e industrisë së prodhimit kjo përcillet tek konsumatori, apo përdorusi përfundimtar në rastin e shërbimit. Apo mbyllje të përkohshme apo kosto të zhvendosjes, mungesa e punonjësve uli kapacitetin prodhues etj.

E dyta, koha jo e mirë në zonat prodhuese agro-bujqësore si thatësirat gjatë periudhës së prodhimit apo kushte të këqija klimatike, fenomene të shtuara si përmbytje, uragane, ngrica.. gjatë dy viteve të fundit, transportet me vështirësi nga pandemia etj. Efektet klimatike në 2021 në Prairies në Kanada kanë sjell prodhime në sasi më të vogla në treg dhe kërkesë më të madhe nga konsumatori. Ky fenomen jo vetem ne në kontinentin Amerikan por edhe global. Psh ngricat ne Texas dhe thatësira në Brazil. Çmimi botëror i kafes do të pësoj rritje të vazhdueshme. Perimet kanë shkuar 11% , frutat e freskta 8.9%.

E treta, lufta në Ukrainë ka prekur bursat botërore, embargot e vendosura mbi eksportet Ruse dhe Bjelloruse. Kanë ndîkuar në rritjen kostove globale të fertilizuesëve dhe eksporteve te drithërave e për rrjedhojë në rritjen e çmimeve. Çmimet e naftës dhe nënprodukteve të saj janë luhatur e rritur shumë gjithashtu.

Flas Shqip: Cila është pjesa më e goditur e shoqërisë kanadeze në këtë situatë?

Të gjitha shtresat janë goditur pa përjashtim por pjesa më e goditur është shtresa e ulët që qëndron në minimumin jetik dhe ajo e mesme e shoqërisë me të ardhura vjetore mesatare rreth 80 mijë dollar Kanadez që përkon dhe me numrin më të lartë të shoqërisë.

Flas Shqip: A mendon se Banka Qendrore veproi në kohë me ndërhyrjet për rritjen e interesit apo duhej të kishte vepruar më parë?

Mendoj që veprimi ishte i ndarë me faza, për të pritur efektin që jep kjo rritje u bë e përshkallezuar, pavarësisht se institucionet financiare u informuan që nga muaji Prill dhe Maj 2022 që disa rritje do të kryeshin mbi normën bazë të Dollarit Kanadez. Pas rritjes më të fundit me 0.5% nga Banka Qëndrore e Kanadasë në 26 tetor 2022 sot ndodhemi në normën bazë në të dollarit kanadez në 3.75%. Pra 100 dollarë i kushtojnë Bankave të nivelit të dytë për një vit 103.75 dollarë Kanadez. Objektivi është që inflacioni të ruaj normën 1% deri 3% por sipas Indeksit të Çmimeve të Konsumit tê shportës jemi sot mesatarisht 11.4%. Kjo në krahasim shtator tetor 2021 periudhe e analizës krahasuar me shtator tetor 2022. Pra një zhvlerësim me 7.65% ose 4.65% mbi objektivin. Ose e thënë thjesht në 100 dollar kanadez forca e blerjes ka rënë me 7.65 dollar kanadez. Për këtë arsye pritet një rritje tjetër e paralajmëruar nga Banka Qëndrore Kanadeze në datën 7 dhjetor 2022.

Flas Shqip: A mjaftojnë vetëm çeqet e dërguara tek qytetarët për përballimin e situatës? Apo mund të merren masa të tjera?

Janë marrë disa vendime nga politikat e Qeverisë Federale Liberale në pushtet si psh dyfishimi i rimbursimit të taksës 5% (tatimi mbi vlerën e shtuar federal) kjo për familjet me të ardhura të vogla që kjo Parti ka në fokus. Ndihmë për mjekime dentare deri në 1300 dollarë kanadez çeqe rimbursimi po për këto familje dhe perllogaritje taksimi i të ardhurave ne bazë 3 mujore që reagimi të jetë më i shpejt në rimbursim. Rivlerësim i pensioneve të ulëta për moshën e tretë 800 dollarë. Por këto lëvizje nuk mjaftojnë, përfshi dhe Qeverite Provinciale ato nuk mbulojnë totalisht inflacionin për shtresat e ulëta dhe të mesme. Zbusin disi ndikimin për shtresën e varfër të shoqërisë Kanadeze por nuk e eleminojne totalisht ndërsa tek shtresat e mesme nëse indeksi i çmimit nuk pëson stabilizim kriza do të godasë kursimet apo kreditë e tyre edhe më fortë.

Flas Shqip: Si parashikohet ecuria e ekonomisë kanadeze në muajt në vazhdim? Shumë ekspert pralajmërojnë se mund të ketë recesion vitin e ardhshëm?

Nëse shohim çmimet e përbërësve të një pice për shembull referuar Statistik Kanadasë sipas raportit te fundit të indeksit të çmimeve. Nga figura kuptojmë që Mielli dhe lëndët e para përzierëse kanë pësuar një rritje shumë të madhe 23.2%. Gjalpi 20.2%, Veza 13.8% etj. Çmimet tregojnë një rritje jo normale dyshifrore, ekonomia pritet të ketë ditë të vështira. Çmimi i energjisë dhe produkteve e nënprodukteve të naftës ka pësuar rritje të vazhdueshme që ka rritur kostot e transportit dhe çmimeve. Por përpara recesionit është një fazë tjetër pra stagnacioni, që do me thënë ndalimi i ekonomisë pra tendeca për të mos shpenzuar por për të kursyer më shumë për të përballuar ditë më të vështira. Kjo edhe nga tendenca në rritje e normave të interesit për depozitat. Gjërat janë duke lëvizur shumë shpejt, ka faktor të jashtëm e brendshëm që ndikojnë disa të kontrollueshëm e disa jo nga ndikimi i bursave botërore.

Flas Shqip: Nëse do të kishe në dorë vendimmarrjen, cfarë mase do të merrje për të lehtësuar qytetaret nga rritja e çmimeve veçanërisht të shportës ushqimore dhe të karburanteve. Kemi parasysh këtu që grosistët e mëdhenj ushqimorë apo ata të karburanteve kanë rritur fitimet, ndërsa fuqia blerëse e shumicës së qytetarëve është zvogëluar?

Pyetje e vështirë kjo do të kisha ngritur një grup pune zbërthenin e që të rendisnin përqindjet e Indekseve të Çmimit të Produkteve dhe zëvendësuesve të tyre. Pas renditjes nga me i larti deri tek me i uleti. Do të punoja fort së brendshmi për të forcuar prodhinin e brendshëm si dhe lehtesuar sipërmarjen që ekonomia të prodhoj kapital qarkullues duke filluar nga ndikuesit me përqindjen më të lartë. Më tej do të fuqizoja ekonominë e shkallës rajonale brenda NAFTA’s (North American Free Trade Agreement organizim ekonomik si Europa per Kanadanë Amerikën dhe Meksikën). Si dhe cilat jane vendi i dytë pas Rusisë qe tregton elementët fertilizues që kanë sjell rritje nga mungesa apo taksa 35% e embargos ose do të lehtesoja bazën ligjore që të prodhojë nëse e mundur së brendshmi. Gjithashtu do të ndihmoja klasën e mesme më shumë duke ulur tatimin që kjo klasë të zbusë efektet e inflacionit. Kjo do të mbante konsumin në rritje që i intereson biznesit, si dhe do të rrisja kontrollimin e spekullantëve si dhe taksimi mbi rritjen galopante të grosistëve nëse rezulton si e tillë e rishpërndarja e saj.

Flas Shqip: Si e gjykon debatin që karakterizoi fushatën e fundit në Quebec, për kuotat e imigracionit në raport me realitetin e mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar në shumë sektore të rëndësishëm?

Kësaj pyetje do ti përgjigjem shkurt, jam dakort me mendimin e opozitës Federale Konservatore. Liçensat për profesionistet duhet të jenë më të aksesueshme, rregulli një provim shtetëror pranimi mjafton nëse dikush ka punuar 10 vjet doktor apo infermier apo laborant, inxhinier, ekonomist apo profesor ska nevoj për shkollë përsëri apo burokracira të tjera. Provimin dhe më tej edhe akses në punë ku ka nevoj shoqëria Kanadeze. Spitalet dhe shërbimi shëndetêsor vuajnë më shumë e pam nga Pandemia. Por kërkesa ka çdo sektor, ekonomia, agroindustria, edukimi apo energjia dhe prodhimi i produkteve e nënprodukteve të naftës etj.. Tregu dhe kompanitë si edhe qeveritë Federale apo Provinciale kanë nevojë për çdo hap që do të çliroj tregun. Për mos të folur më tej që një pjesë e madhe e fuqisë punëtore janë në vitet e fundit përpara daljes në pension..

20th Anniversary UNYT, ESC SUNY Alumni Association

Dear Friends, Deputy Rector and Alumnis

20 years ago, I never could have imagined that I will be talking to you from Canada, after a decade of studies in english. I never could have imagined that my first speaking language would have been french today, but this is life, full of surprises..

But lets get back in the past, I will never forget the first time we have met, my god we were so young, first course’s that we took in Tirana. First friendships that started. First friends that transfered their studies abroad. Our first national and international professors. We were not aware of the impact would have left that advanced cognitive way of building ideas that we were taught. Our friendship, memories that we had build during those years will stay for the rest of our life.

I have a confession to make 17 generations later and thousands of alumnis spread out all over the world, I have met a couple of them also who live work and study in Montreal. This zoom meeting today is a great chance to re-see each other and refresh connections between each other the 1st-2nd-3rd generations UNYT and ESC SUNY alumnis.

I was brought up to believe that when you keep in touch with frends, their families and see how they are doing with their kids and busy work lifes that’s caring about each other. Always tried to give the best to our communities, help and be helped, bring and protect democracy show love by caring for each other.

Among my friends I am famous for keeping holding strong to our friendship so it can be kept alive. Thats why wanted to re-see one another and called this meeting today with the 20th anniversary. God life has gone so fast by, lost my hair too..

With the majority of you we have never lost our connections. Yet it was hard to hold contacts with everyone. When we graduated we had made a promise to each other that we will never lose contacts to one another. Seen you beeing proud mums and dads, best exceeding on your careers, leeding in companies, finacial and education institutions..

THAT’S THE PURPOSE OF OUR MEETING TODAY

I don’t like to admit it, but at that time was hard to know how would that be possible, to see each other again. Your best friend left to live in another city, region, country or even continent.

Something you’d never guess about us is that since I have stepped out of University you were always there with me in my first jobs as collegues (Klesta, Orvelina..), in my second immigration as friends with experiences, advices to share, in my new north american life (Arber, Miri, Florian, Arban..).

Last, have a secret to share, I meet one of you in an International Airport traveling between continents thats when I had the first idea to have a reunion we were both in a blic visit and its never enough time with the tight schedule to meet with each other.

We couldn’t be physically there at the 20th anniversary hold in july at the 17th generation graduation. This is our opportunity, the chance to reconnect and share memories, exchange contacts, care about each other and show love and support to your old missing friend specially with those that we lost contact from graduation day.

Ermir Dardha
Speech, November 6, 2022

Dua Lipa ndez Festivalin Osheaga në Montreal

Festivali Osheaga është festivali më i madh i artit dhe muzikës në Kanada.  Ngjarja mbahet çdo vit prej 2006 në Parc Jean-Drapeau, një vend unik që është i përshtatshëm për argëtim në natyrë. Këtë vit festivali Osheaga feston 15 vjetorin e tij. Rreth 120 mijë persona ndoqën në tre ditê kengët e 100 artistëve të ndryshëm në disa skena të ngritura në natyrë.

Osheaga Parku Jean Drapeau, Montreal

Osheaga u zhvillua në tre ditë, 29-30 dhe 31 Korrik 2022 me shumë koncerte dhe skena e emocione ku më shumë se 100 artistë të njohur gjerësisht dhe artistë të rinj ofrojnë një përvojë të mrekullueshme muzikore. Ndërmjet shumë këngetareve me famë botërore gjatë tre ditêve ishin Kygo, Foo Fighters, The Kid Laroi, Burna Boy, Porter Robinson Machine Gun Kelly si dhe në fund në natën e tretë dhe të fundit qershia mbi tortë këngëtarja Dua Lipa.  
Vizitorët e festivalit kërcejnë dhe ndanë një kohë të paharrueshme ndërsa u emocionuan me muzikën e grupeve dhe këngëtarëve të tyre të preferuar, në një mjedis energjik, të veçantë, të përbërë nga shumë vepra arti pamor si dhe me pamje nga lumi Saint Laurent ku dritat e godinave të larta që reflektonin në ujë dukej sikur valëzonin dhe ndiqnin tingujt e muzikës.

Dua Lipa në Osheaga

Një gamë e gjerë aktivitetesh iu ofrua vizitorëve gjatë gjithë eventit.  Ekzistonte gjithashtu një shumëllojshmëri ushqimesh dhe pijesh në dispozicion për të qetësuar edhe orekset më të pangopura ose për të ofruar disa zbulime të shijshme të kuzhinë megjithëse mosha mesatare e pjesës më të madhe ishte 18 deri 22 vjeç disi me larg platformës gjeje edhe grupe shoqërish në të 30-tat, 40-tat apo edhe 50-tat.

Nuk duhet të harrojmë se ky është festivali i parë i madh me më tepër pjesmarës nga Kebeku qe nga fillimi i Pandemisë rreth 65%, ndërsa pjesa tjetêr turistë nga provincat e tjera të Kanadasë apo nga shtete të ndryshme të Amerikês. Pandemia nuk i pengoj muzikë shikuesit të kërcejnë dhe festojnë së bashku.

Dua Lipa performoi në skenë si artistja më e mirë për nga rëndësia dhe më e dashur për publikun. Ajo këndoi me dhjetra këngë duke filluar nga ajo më e reja e titulluar “Potion” dhe ato më të njohura si bashkëpunimi me Elton John “Cold Heart”, “New Rules”, “Love me Again” etj. Dua e shoqëruar nga një grup të talentuar balerinësh jo vetem që këndoi direkt dhe kërceu por bëri që dhe gjithë rinia ta shoqërojë në këngë në kor duke njohur tekstet e saj dhe duke mos kuptuar më ku fillon e mbaron skena apo publiku, së bashku ato u shkrin në një.

Dua Lipa dhe Balerinat

Dua në mbyllje falenderoi pjesëmarrësit në festivalin e Osheagës dhe i komplimentoi të rinjtë që dukej që nuk donin të largoheshin. Dua doli edhe një herë dhe këndoi Dua-më Përsëri.. “Love me Again”. Montreali nuk donte të flinte ishte më i bukur dhe më i zgjuar se asnjëherë këtë natë.

Ermir Dardha

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit. Copyright © 2022

Autokorrektori i gjuhës shqipe, risi për shqiptarët në emigracion

Leonard Boduri

Një vit më parë në Shqipëri, është hedhur në treg një program i posaçëm, i quajtur “Autokorrektori i gjuhës shqipe”, me qëllim që të ndihmojë individët, institucionet, por dhe kompanitë, për të përdorur gjuhën standarde në të shkruar.  Programi, i cili përmban 80 mijë fjalë, kryen jo thjesht korrigjime të gabimeve drejtshkrimore, por dhe të atyre gramatikore. Nëpërmjet regjistrimit falas në faqen e internetit www.shkruajshqip.al mund të përdorni pa pagesë autokorrektorin për të korrigjuar tekste sipas normës standarde të gjuhës shqipe.

Nismëtari i këtij projekti të zhvilluar në një hark të gjatë kohor disavjeçar, pedogogu universitar Leonard Boduri, shpjegon synimet e kompanisë dhe projektet e saj në proces.

Z. Boduri, pas një viti të publikimit të produktit tuaj, cilët janë klientët tuaj dhe cili është reagimi i tyre?

L. Boduri: Pjesa më e madhe e përdoruesve tanë kanë qenë të pakursyer në komplimente, por edhe në sugjerime mjaft të vlefshme. Shumica e tyre janë profesionistë të fushave të ndryshme, studentë, pedagogë, përkthyes, pa përjashtuar këtu një numër të madh punonjësish të administratës publike dhe private. Gjatë kësaj periudhe kemi shtuar bazën e të dhënave me rreth 5 mijë njësi të reja dhe gjithashtu kemi në përfundim Shtojcën për Microsoft Word, e cila ka qenë një kërkesë e pothuaj mbi 90 përqind të klientëve tanë.

Sa i thjeshtë është përdorimi i tij?

L. Boduri: Autokorrektori mund të përdoret nga të gjithë që janë të lidhur me internetin, nëpërmjet kompjuterit apo celularit, duke u regjistruar në faqen e internetit www.shkruajshqip.al. Mënyra e përdorimit është mjaft praktike, duke sinjalizuar me ngjyra të ndryshme edhe llojet e gabimeve: drejtshkrimore, gramatikore apo të shenjave të pikësimit.

A mund të ndihmojë autokorrektori i gjuhës shqipe në fushën e edukimit dhe cilat janë synimet tuaja në këtë fushë?

L. Boduri: Kjo është një pyetje e zakonshme e përdoruesve tanë, brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë, e cila është mjaft e rëndësishme për planet tona të ardhshme. Një pjesë e mirë e familjeve të emigrantëve në Evropë, Shtetet e Bashkuara, Kanada kanë dëshirë të ruajnë dhe të transmetojnë gjuhën e folur dhe të shkruar tek fëmijet e tyre, por për shkak të mungesës së mjeteve të edukimit, kjo dëshirë ndesh në vështirësi të ndryshme. Ajo që ne duam të ofrojmë së bashku me korrektimin e tekstit është edhe shqiptimi i fjalëve, si dhe informacioni gjuhësor. Këtë zhvillim të ri mund ta quajmë ndryshe edhe “mësuesi virtual” i gjuhës shqipe.

A është kjo sfida juaj e ardhshme?

L. Boduri: Nuk do ta quaja sfidë, pasi një pjesë e mirë e punës për të realizuar “mësuesin virtual” është gati, por pjesa e integrimit dhe e metodave të mësimdhënies virtuale do të kërkojë një afat zhvillimi rreth 18-24 muaj. Pra, e vështirë mbetet pjesa e eksperiencës së përdoruesit, e cila kërkon shumë kujdes sidomos kur kemi të bëjmë me edukimin e fëmijëve.

Dua t’ju bëj edhe një pyetje të fundit duke parë pasionin tuaj për gjuhën shqipe: ku e shihni autokorrektorin e gjuhës shqipe pas 5 vjetësh?

L. Boduri: Nuk e fsheh dot pasionin për gjuhën shqipe, prandaj mendoj që ndoshta në më pak se 5 vjet do të kemi një rrjetë të plotë të fjalëve me kuptim të përafërt apo të kundërt (sinonime/antonime), e cila mund të gjendet pothuaj në çdo gjuhë tjetër, por akoma jo në gjuhën shqipe. Pa ripërmendur këtu “mësuesin virtual”, do të shtoja se pasuria e madhe e gjuhës shqipe duhet të pasqyrohet edhe me shtimin e fjalëve dialektore dhe “pastrimin” nga fjalët e huaja. Përdorimi i fjalëve të huaja vend e pa vend, kryesisht për shkak të sharlatanizmit intelektual (kështu e quaj unë) mund të shmanget vetëm duke njohur mirë gjuhën tonë, e cila është vërtet e mrekullueshme dhe me ngjyrime të jashtëzakonshme shprehëse.

Ermir Dardha

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit. Copyright © 2022

Premiera e Filmit Shqiptar “The SHOT” nga Herion Mustafaraj vjen në Montreal.

Në Galerinë e Artit Ambigu pak ditë më parë u shfaq për herë të parë filmi shqiptar me metrazh të shkurtër titulluar në anglisht “The SHOT”. Të dyja sallat në ambjetet e galerisë u mbushën plot dhe njerëzit qëndruan edhe në këmbë.

The SHOT Premiera në Montreal datat 4 e 8-06-2022

Ky titull është përzgjedhur jo pa qëllim nga regjizori Herion Mustafaraj, sepse fabula e filmit zhvillohet në zonën e jugut të Shqiperisë në 1905 një nga vitet e trazuara dhe fillimet e kryengritjeve të shqiptarëve.

Në thelb filmi tregon veshtiresitë e jetës së një familje të një çobani “Noar” i cili do të përjetësoj një moment tê lumtur me familjen e tij. Me shkrepjen e një fotoje familjare.

ARTA, NOAR dhe DARSEN djali i tyre.

Gruaja e bariut “Arta” e pa fjalë ajo flet vetëm me një shkrepje në mbrojtje të fëmijës e pronës dhe kalit nga grabitjet e kaçakëve. Ajo kupton se ka çliruar familjen nga një përndjekës e vrasës.

Filmi paraqet realisht Shqipërinë e rrëmujshme të para Pavarësisë ku beu “Qazim”bënte ligjin në çifligun e tij dhe maleve ishin mbetjet e ushtrive osmane që sulmonin vazhdimisht familjet që duhet të vetëmbroheshin.

Regjizori sjell qëllimisht “The SHOT” në një anë kuptimin shkrepja e një arme, apo shkrepja e një fotoje, shikuesi do ta zgjedhë vetë..

Duke pasur parasysh që fotografia është një diçka e re në Shqipêrinë e atyre viteve dhe për të pasur një të tillë duhet paguar shtrenjtë beu “Qazim” ka ftuar një udhëtare Londineze të quajtur “Ema” me vajzën e saj të vogël.

Bujar Asqeriu në rolin e “Beut”

Të gjithë rolet karakteret në film janë pikturuar dhe sjellë shumë bukur. Veshjet karakteristike popullore, polifonia, natyra, pamjet e përzgjedhura dhe të kuruara, fyelli i bariut, dialektologjia muzika janë element folkloristik që të bëjnë menjëherë për vete.

Këto tëk vëna qëllimisht nga regjizori në syrin e një udhëtareje të huaj që duket sikur vjen nga një tjetër epokë dhe fotografon njerëzit në pazarin e tregëtisë me lejen e beut.

Muzikë, Folklor, Fyell, Polifoni e Veshje Popullore

Në këto momente bariu Noar që është edhe mjeshtër lëkurash dhe i tregton ato në pazar takohet me beun dhe udhetaren angleze Ema. Ai mer një vendim për gruan dhe djalin e tij që të falë fyellin, kursimet dhe lêkurën me pikturën e kasolles së tij gjënë më të shtrenjtë të trashëguar nga babai. Kjo në këmbim të një fotoje me familjen e tij.

Në përfundim për të apasionuarit e filmave shqiptarë do të thoja që është një nga filmat më të bukur të realizuar.  Shkrepja vihet re si batut, si fotografi apo edhe si gjuajtje me armë për tu pavarësuar nga përndjekja. Dashuria për familjen, mbijetesa dhe revolucioni kundër padrejtësisë janë të dukshme. Por më e rëndësishme është kujtimi që prindërit duan ti lënë Darsenit djalit te tyre të vogël të paktën një moment lumtur së bashku.

Regjizori Herion Mustafaraj në një konunikim me shikuesit u shpreh se frymëzimin e kishte marrë nga disa fotografi që kishte parë, të realizuara nga Edith Durham dhe nga aty lindi ideja si do të kishte qenë rrugëtimi i saj në jug të Shqipërisë.

Familja e thjesht personifikon Shqipërinë që kërkon të bëhet zot i vetes, dashuŕia për familjen personifikon dashurinë për atdheun dhe trashgimia që kërkon të përcjellë tek i biri është patriotizmi, si dhe veshjet dhe kujtesa e kostumeve popullore si ruajtje të traditës për brezin e ri. Të inkuadruara në foton kryesore që përmbyllet edhe filmi pavarësisht pengesave familja e vogël e realizon ëndrën e saj.

Ermir Dardha

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit. Copyright © 2022

Projekt i vështirë por jo i pamundur!

“Faza e parë e diturisë është heshtja, faza e dytë është dëgjimi, faza e tretë mësimi, ndërsa faza e katërt veprimi me të dhe faza e pestë dhe më e rëndësishme e saj është shpërndarja e saj” i kam lexuar diku këto fjalë që kohë pas kohe ia kam kuptuar mesazhin e gjerë. Viti që lamë pas provoi njerëzimin në shumë fusha, disa i paralizoi, disa i gjeti të papërgatitur por nuk i trembi me sfidat dhe të tjerë i bëri të çalë.

Foto: Zejadin Dedinca

Në epokën moderne të pandemisë “heronjtë e heshtur” lidhën botën  që ra në kllapi dhe mundësuan punën dhe mësimin në distancë. Askush nuk ua di vlerën e madhe IT-ve ose Specialistëve të Teknologjisë deri në momentin që s’kanë internet në zyrë, shtëpi apo telefon. Kështu e nisi Zejadini një anëtar i komunitetit tonë në Montreal, si një  projekt të vogël individual, duke mos harruar sakrificat e veta për t’u arsimuar. Modestisht  jam ulur e po shkruaj keto rreshta. Do t’ia heq kapakun stilolapsit sepse ia vlen, sepse shpërndarja e dijes është ideali më i lartë që mund të ketë një njeri për Shqipërinë dhe Kosovën.

Rastësisht dëgjova për fazën e parë të Projektit: “Lehtëso proçesin mësimor Mësues -Nxënës në distancë, dhuro një kompjuter”, i cili konstaton në donacionin e dhjetëra kompjuterave te nxënës që s’kanë mundësi ekonomike për të patur një kompjuter ose një laptop. 

Tashmë disa fëmijë me pamundësinë për të pasur më parë një kompjuter për të ndjekur mësimin nëpërmjet internetit, falë këtij projekti ai laptop do tja u mundësojë lidhjen.

Faleminderit dhe mirënjohje për ju Z. Zejadin Dedinca,  jo vetëm për ideimin e nje projekti të veçantë e të vështirë, grumbullimin, përgatitjen e kompjuterave, transportimin e tyre dërgimin e tyre nga Kanadaja drejt vendeve tona. Sot nxënës në Prizren, Fushë –Kosovë, Prishtinë dhe në Vlorë ku bëhet mësimi  i alternuar në distancë dhe në ambientet fizike kanë mundësi të marrin dijet mes mësimit online. Ky projekt ishte shtrirë në fazën e dytë me nxënësit dhe mësuesit e një shkolle në një nga qytetet e Shqipërisë, në Vlorë. Kontributi ndaj një misioni dhe ideali shumë të madh asaj të fazës pesë shpërndarjes së dijes në këtë periudhë të vështirë pandemie. Filantropët zakonisht qëndrojnë në heshtje dhe japin dorën pa shumë bujë, por në një kohë si kjo që po kalojmë cilët janë të tillë do e tregojnë veten.

Ermir Dardha

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit. Copyright © 2021

Efektet e Pandemisë në ekonomi!

Shumë ekuilibra jetësorë ka prishur Pandemia, ashtu si çdo fushë tjetër edhe Ekonomia është prekur nga Covid-19. Në vijim do të mund të lexoni disa nga faktorët ekonomik kryesorë të prekur, dhe çfarë duhet të bëjmë ndryshe që kjo periudhë të kalohet sa më lehtë. Efekti i parë është rritja e kostos operative, e cila do të thotë më shumë shpenzime për bizneset apo institucionet për të ofruar të njëjtin shërbim apo produkt ndaj klientëve. Këto janë shpenzimet që kryen për dizinfektime, solucione duarsh, maska, përshtatjen e infrastruktures brenda biznesit për ruajtjen e distancës sociale etj.

Efekti i dytë është ndikimi më rritjen e kohës për trajtimin e një klienti. Në fjalë të tjera pas çdo vizite të një klienti ka një kohë të ndërmjetme e cila i dedikohet trajtimit me solucionet dizinfektues, kohë kjo që nevojitet për të pregatitur ambjentet e bizneseve për klientin e radhës.

Burimi: Fondi Monetar Ndërkombëtar, Papunësia 6 Mujori i I-rë 2020.

Efekti i tretë është rritja e borxhit. Si tek individet dhe tek bizneset kostot rriten gjatë periudhës së pandemisë. Ndërkohë që të ardhurat nga ana tjetër ulen. Zgjidhja e përkojshme është përballimi i situatës duke rritur borxhin. Rrota e ciklit të transaksioneve ngadalësohet dhe të gjithë janë të humbur si individi si biznesi, konsumatori, shteti, tregjet etj. Më pak njerëz në punë dhe më pak produkte dhe shërbime të ofruara nga bizneset ekonomia shkon në recension. Për rrjedhojë kemi ulje të konsumit global.

Burimi: ShopperTrak Raport 6 mujori i I-rë 2020.

Cilat janë zgjidhjet e propozuara për minimizimin e këtyre efekteve? Zgjidhja është adaptimi i të gjithë aktorëve ekonomik në situata pandemie. Ulja e kostos operative duke përdorur forma alternative të shërbimeve në distancë. Apo përshtatja e bizneseve për ofrimin e shërbimeve nëpermjet internetit dhe shitjeve telefonike nëse ështê e mundur apo shërbimi nga dritarja. Edukimi i klientelës me një stil të ri konsumi duke rritur shërbimet dhe produktet nëpërmjet shërbimeve postare etj.

Burimi: Bloomberg, Lëvizjet e Bursës 6 Mujori i I-rë 2020.

Roli i institucioneve shtetërore është në përshtatjen e infrastrukturës ekonomike, në mënyrë që proçesi kombëtar, apo ndërkombëtar i shkëmbimit të parasë në shërbime dhe produkte të mos të vdesë e për rrjedhojë ekonomia të rekuperojë. Investimi në metodat e pagesave të sigurta nëpërmjet internetit. Si dhe mundësia e zhvillimit ekonomik të jetë më produktiv dhe prodhues. Që si rrjedhojë numri i vëndeve te ofruara të punës të jetë sa më i lartë në këtë periudhë pandemie. Si do qoftë në kohë pandemie e para vjen shëndeti, sepse ekonomia mund të kalojë vështirësi por mundet të rregullohet.

Burimi: Fondit Monetar Ndërkombëtar 3 Mujori i I-rë.

Ermir Dardha

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit. Copyright © 2020

Tarifat Amerikane të Çelikut dhe Aluminit vs. Tarifat Kanadeze të produkteve të Qumështit

Ekonomia e shkallës është një nga leksionet që u mësohet brezave të rinj ku çdo shtet specializohet në produkte vendase primare. Ku në rajon prodhon me çmimin më të lirë për njësi dhe e këmben këtë me një produkt të shtetit tjeter me një çmim për njësi më të lirë sesa ta vetë-prodhonte duke çuar kështu në specializimin e industrializimin e vendeve të ndryshme me produkte të ndryshme.

Referuar statistikave të viteve të fundit bitumi është produkti më i eksportuar nga Kanada-ja drejt SHBA-së, dhe automjetet jane produkti më i eksportuar nga SHBA drejt Kanadasë.

Të dhënat e SHBA-së raportojnë një deficit të mallrave prej 17.5 miliardë dollarësh me Kanada-në në vitin 2017 dhe një deficit prej 71.1 miliardë dollarësh me Meksikën. Të dy vendet, megjithatë, raportuan suficite të konsiderueshme më të mëdha të SHBA-së në të njëjtën marrëdhënie. Në vitin 2017, Kanadaja raportoi një suficit prej 97.7 miliardë dollarësh dhe Meksika një suficit prej 132.4 miliardë dollarësh.

(Referuar Statistikave të Tregëtisë Amerikë-Kanada https://ustr.gov/countries-regions/americas/canada)

Kategoritë e eksportit të lartë amerikan në vitin 2017 ishin: automjetet (51 miliardë dollarë), makineritë (42 miliardë dollarë), makineritë elektrike (25 miliardë dollarë), karburantet minerale (19 miliardë dollarë) dhe plastikat (13 miliardë dollarë).

Eksportet e përgjithshme amerikane të produkteve bujqësore në Kanada arritën në 24 miliard dollarë në 2017, tregun më të madh të eksporteve bujqësore. Kategoritë kryesore të eksportit përfshijnë: ushqime të përgatitura (1.9 miliardë dollarë), perime të freskëta (1.9 miliardë dollarë), fruta të freskëta ($ 1.6 miliardë), ushqime të lehta ushqimore (1.3 miliardë dollarë) dhe pije jo alkoolike. (p.sh. lëngje) ($ 1.1 miliard).

Eksportet e përgjithshme Kanadeze, apo në SHBA kategoria e lartë e importit në vitin 2017 ishte: lëndë djegëse minerale (73 miliardë dollarë), automjete (56 miliardë dollarë), makineri (21 miliardë dollarë), të tjera speciale (kthime) (14 miliardë dollarë), dhe plastikë (11 miliardë dollarë).

Në takimin e fundit ndërmjet liderëve të G7 bëri më shumë përshtypje në media mardhënia ndërmjet Presidentit Trump dhe Kryeministrit Trudeau. Gjetja e pikave të përbashkëta për të çuar NAFTA-n përpara (North Atlantic Free Trade Agreement – Tregetia e Lire e Atlantikut te Veriut tripoli Meksike, SHBA, Kanada).

Javë më parë SHBA vendosi tarifa mbi çelikun dhe aluminin, gjë që prishi balancat ekonomike botërore por më fort preku Kanadanë. Specialistët shprehen se kjo tarifë do të ndikojë minimalisht 20% mbi çmimin e një automjeti ku për shembull një automjet që kushton sot 30000 dollar nesër do të kushtojë 36000 dollar.

Tarifat doganore kanadeze për produktet e qumështit amerikane ishin kundra-argumenti nga Shtëpia e Bardhe, ato shkojnë deri në 270%. Më kujtohet si sot konferenca në UdeM e Prill 2015 mbajtur nga ish-kryeministri i 24 i Kebekut Z. Pierre Marc Johnson anëtar nderi i dekanatit të Universitetit të Montrealit dhe Negociatori Kryesor i Kebekut për mardhënien ekonomike, komerciale Kanada-Bashkim Europian. Qëndroi gjatë të shpjegonte sistemin e zinxhirit të furnizimit të gjithë produkteve e nën-produkteve të qumështit në Kanada. Çmimi i tyre vendoset nga rrjeti i prodhuesve kuptohet më i lartë se tregu botëror dhe është i pa-subvencionuar nga shteti (federal apo provincial), tarifa doganore në Kanada për këto produkte është në mbrojtje të prodhuesve Kanadez.

Pra dy pika për tu mbajtur mend janë se Kanadaja ka sistemin jo të subvencionuar për produktet agro-bujqësore (përfshi këtu produktet e qumështit) dhe çmimi nuk konkuron apo s’është njësoj si vendet e subvencionuara nëse konkuron në NAFTA apo në tregun botëror, çmimet e saj janë shumë herë më të shtrenjta.

Vendimet që do të merren nga palët në vijim shpresoj të shmangin tarifa hakmarrese që dëmtojnë të dyja vendet aleate, të marrin drejtimin e përfitimit për të dyja vendet dhe jo të humbjeve të vëndeve të punës si në kryesisht në industritë prodhuese të automjeteve në Ontario, Kanada si në Detroit, SHBA.

Marrëveshjet e rinegociueshme çdo pesë vjet e disa ngërçe të tjera nga tarifat, tregjet financiare reaguan negativisht si në bursën amerikane dhe kanadeze si dhe një shvlerësim i dollarit kanadez u ndie ditën e hënë një ditë pas mbylljes së G7, në tregun e këmbimit të vlerave monetare.

Ermir Dardha

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit.

Copyright © 2018