info-Montreal: 13 Kostot shtesë që duhen pasur parasysh përpara se të blini një shtëpi


“Gjëja e fundit që do të dëshironit janë detyrimet financiare të pa parashikuara që ju lindin pak orë para se të zotëroni shtëpinë tuaj të re.”

Nëse ju jeni duke kërkuar për të blerë shtëpinë tuaj të parë, apo për tu zhvendosur tek një shtëpi tjetër me hapësirë më të madhe, ka disa kosto shtesë mbi çmimin e blerjes që ju duhet të parashikoni në kalkulimet e llogaritjes së përballueshmërisë financiare. Këto tarifa ekstra, si taksat dhe kostot shtesë, mund t’ju befasojnë me një ankth fincanciar të pa dëshiruar në ditën përmbyllëse të blerjes në qoftë se ju nuk jeni të mirë informuar dhe të para përgatitur. 

Disa nga këto kosto janë angazhime një herëshe si pagesa fikse, kurse të tjerat përfaqësojnë angazhime të vazhdueshme me cikël mujor apo vjetor. Jo të gjitha këto kosto do të aplikohen në ç’do rast, si do qoftë është më mirë të dini rreth tyre paraprakisht në mënyrë që ti përfshini në buxhet. 

Blerja e një shtëpie është një hap i madh. Nëse është e para, e dyta apo e dhjeta shtëpi, ka shumë detaje të rëndësishme që duhen pasur parasysh, gjatë procesit të blerjes. Gjëja e fundit, që ju nuk do të dëshironit të zbulonit pak orë përpara se të bëheni pronar i shtëpisë suaj të re është të kuptoni se buxheti juaj nuk kishte parashikuar disa nga obligimet financiare.  

Për këtë arsye lexoni si vijon listën e plotë në mënyrë që të parashikoni më saktë buxhetin tuaj në hapin tjetër.

1) Tarifa e Vlerësimit (Appraisal Fee) 

Institucioni juaj i kreditimit mund të kërkojë një vlerësim të pasurisë e cila do të jetë përgjegjësia juaj për t’a paguar atë. Vlerësimet mund të ndryshojnë në çmim, ato variojnë prej rreth $ 175 – $ 300. 

2) Taksat e Pronësisë (Property Taxes) 

Në varësi të parapagesës tuaj në bankë, institucioni juaj i kreditimit mund të vendosë për të përfshirë taksat tuaja pronësore në pagesat tuaja apo këstet mujore. Në qoftë se taksat tuaja pronësore nuk janë shtuar në pagesat tuaja mujore, institucioni juaj i kreditimit mund të kërkojë dëshmi vjetore që taksat tuaja janë paguar.

3) Tarifa e Studimit të Pronës (Land Survey Fee) 

Kur e keni blerë shtëpinë si një rishitje (përkundrejt blerjes së një shtëpie të ndërtuar të re), institucioni juaj i kreditimit mund të kërkojë një studim të përditësuar të pronës. Kostoja për këtë studim mund të ndryshoj nga $ 700- $ 1,000.

4) Siguracioni i Pronës (Property Insurance) 

Siguracioni i pronës mbulon vlerën e zëvendësimit të shtëpisë tuaj (objektin përfshirë dhe përmbajtjen). Institucioni juaj i kreditimit do të kërkojë prova që ju jeni të siguruar që banka të mbrojë investimet e saj për kredinë e dhënë.

5) Tarifat e Shërbimit (Service Charges)

Rreth shërbimeve të reja që kërkojnë instalime fizike rrjeti në ndërtesën tuaj, të tilla si telefoni apo televizion kabllor etj, mund të kërkoj një tarifë instalimi.

6) Tarifat Ligjore (Legal Fees) 

Duke filluar nga më e thjeshta e blerjeve, të një shtëpie dhe duke vazhduar në blerje të pronave të llojeve të tjera duhet të ketë një avokat/noter të përfshirë për të shqyrtuar të gjitha dokumentet. Tregu i çmimeve varion, si dhe normat e tyre ndryshojnë më shumë në varësi të kompleksitetit të çështjeve dhe përvojës së avokatit/noterit.

7) Siguracioni i Kredisë Hipotekë (Mortgage Loan Insurance)

Në varësi të kapitalit në shtëpinë tuaj, disa nga hipotekat kërkojnë shtesë siguracionin e kredisë me hipotekë. Ky lloj sigurimi do të kushtojë midis 0.5% -3.5% të shumës totale të hipotekës. Zakonisht pagesat kryen mujore plus këstit të hipotekës suaj dhe pagesës së tatimit.

8) Tarifa e Brokerit (Mortgage Brokers Fee)

Një broker/agjent që trajton blerje me kredi hipotekë ka të drejtë të marrë pagesën nga ju si një komision në burim për të gjetur një huadhënës dhe për të organizuar financimin. Megjithatë, shërbimi paguhet për të analizuar tregun, dhe për të gjetur ofertën më të përshtatshme. Por shumë nga agjentët e hipotekave do të ofrojnë shërbimet e tyre “falas”, duke pasur koston e tyre të përfshirë në kostot e institucionin e kreditimit që e ka përfshirë atë tarifë.

9) Kostot e Zhvendosjes (Moving Costs)

Kostoja për një forcë lëvizëse profesionale mund t’ju kushtojë në rangun e:

• $ 50 – $ 100 / ora për një furgon dhe 3 punonjësit e specializuar për zhvendosje.

• 10-20% më të larta bëhen këto kosto gjatë stinëve të kërkesës dhe pikut.

10) Tarifat e Mirëmbajtjes (Maintenance Fees)

Në përgjithësi apartamenetet (Condos) kërkojnë pagesë mujore për mirëmbajtjen e zonave të përbashkëta, heqjen e dëborës, siguracionin e ndërtesës, mirembajtjen e lulishtes etj. Shpenzimet ndryshojnë në varësi të ndërtesës.

11) Cilësia e Ujit dhe Çertifikimi i Cilësisë (Water Quality and Quality Certification)

Nëse shtëpia që sapo keni blerë është e furnizuar nga uji i një pusi, duhet marrë parasysh që uji juaj duhet kontrolluar nga ekspertët tuaj lokal. Vendodhja ku do të jetoni përcakton nëse një tarifë është apo jo e aplikueshme për të vërtetuar dhe çertifikuar sasinë dhe cilësinë e ujit. 

12) Përmirësimet Lokale (Local Improvements)

Nëse qyteti ku jetoni ka bërë përmirësime lokale (të tilla si shtimi i kanalizimeve apo i trotuareve), ajo mund të ndikojë në rritjen e taksave të pronës me mijëra dollarë.

13) Taksa e Transferimit të Pronës (Welcome Tax)

Kjo taksë aplikohet kur pasuria ndryshon pronarin dhe shuma që aplikohet mund të variojë. 

Informacioni referencë nga faqja e internetit:
http://www.montrealrealestatehelp.ca/seminar_13costs

Aurel Zaloshnja
Agjent Imobiliar i Çertifikuar

Kliko më poshtë për tu drejtuar tek faqja e internetit: www.century21.ca/a.zaloshnja

Info-Montreal

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit.

Copyright © 2017 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s