info-Montreal: Të bashkuar, të promovojmë shtetin e ri të Kosovës, duke reflektuar punë të mira.

Me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Info-Montreal zhvilloi një intervistë me z. Mehdi Isufi (rapsod). Duke prekur tre tema, momentet e vështira të largimit nga atdheu, integrimi në komunitetin Kanadez dhe takimi me Kryeministrin e Kanadasë z. Justin Trudeau si dhe mesazhet e përcjella me rastin e veçant të festës së pavarësisë.

Info-Montreal: Z. Mehdi, për atë pjesë të komunitetit që nuk ju njohin, mund të na tregoni se kur jeni larguar nga Kosova dhe kur keni ardhur në Kanada?

Mehdi Isufi: Jam shpërngulur në fillim nga Kosova në vitin 1988, fillimisht u vendosëm në Zvicër ku kemi banuar për rreth 10 vjetë, kam qenë me statusin e azilantit dhe në përfundim nuk më është pranuar. Për këtë arsye ka qenë shumë e vështirë në vazhdim as për tu shkolluar dhe për të punuar. Kështu që zgjodhëm një vend me familjen për të jetuar, punuar e shkolluar me qëllimin për të ecur përpara. Në Kanada kemi ardhur në 27 Tetor të vitit 1998 dhe jemi vendosur drejt e në Granby.

Info-Montreal: Z. Mehdi Isufi, ç’farë ju kujtohet në momentet e dhimbshme të largimit nga Kosova?

Mehdi Isufi: Sa herë që jam larguar nga Kosova kur kam dalë për tu larguar nga shtëpia kam dalë duke qarë. Më kujtohet një moment kur ishte një kohë shumë e egër në Kosovë, ka qenë koha kur minatorët hynë në tunele në grevë urie për të kërkuar të drejtat e tyre të njeriut. Ka qenë një kohë kur njeriu nuk mund të merrte as frymë lirisht në tokat e tij, unë isha duke u pregatitur për tu larguar në udhëtim drejt Zvicrës me autobusin që kalonte përmes Serbisë. Nëna e babai im po më ndihmonin për të pregatitur e marë bukën me vete, rreth një orë para me vëllain e vogël Hajrullahun e kemi marrë sharkinë edhe çiftelinë dhe kemi nisur të këndojmë një muzikë e cila ishte më shumë vaj se këngë të Mahmut Feratit e titulluar: 


O pampor tu këputshin telat

O ka dal nana në qosh të avllisë, 

o po i fshin lotët me skaj të shamisë, 

udha e mbarë o bir,

oh po shkon në kurbet të zi.

Unë e kam përjetuar shpeshherë kur luaj me sharkinë dhe këndoj disa këngë të rilindasve tanë dhe më duket sikur jam i ulur pranë tyre dhe shpirti më loton dhe e them se vaji i burrit është kënga.

Info-Montreal: Z. Mehdi, ju jeni i talentuar dhe shumë aktiv në jetën komunitare, si në Granby ashtu dhe në Montreal ju jo vetëm i pasuroni mbrëmjet festive me këngë nga folklori e duke i shoqëruar edhe zbukuruar me tingujt me çifteli, por ju jeni po aq shumë aktiv edhe këtë e bëni me shembullin në jetën tuaj me komunitetin Kanadez në Granby. Ç’farë mund të na thoni më tepër rreth integrimit tuaj në këtë drejtim?

Mehdi Isufi: Fillimisht shumë vite më parë kam ndihmuar me përkthime familjet shqiptare që erdhën në Kingston, fjalët që u kam thënë shqiptarëve të larguar nga lufta ishin, Kanadaja është vend i paqes dhe vendi i mundësive, i punës dhe ne duhet të jemi reflektor i së mirës, dhe jam krenar për bashkatdhetarët e mi që janë integruar më së miri. Një shëmbull ky për tu dalluar ndërmejt të gjitha komuniteteve të tjera gjithashtu. Për rrjedhojë do theksoja se jam personalisht pro integrimit, por kundra asimilimit. Të ruash gjuhën, folklorin është pasuri kulturore, po ta humbim atë s’na ngelet asgjë.

z. Mehdi Isufi e z. Pierre Breton deputet Sheford PL

Unë jo vetëm punoj për Bombardier BRP Vacourt (Produkte Rekreative) por jam edhe anëtar i Bordit të zonës Chefford për Partinë Liberale në postin e Administratorit të Mardhënieve Komunitare. Miqtë që veprojmë e bashkëpunojmë në këtë zonë janë z. Pierre Breton deputet i zonës Sheford P.L., znj. Eliette Jenneau, z. Jean François Poncelet, z. François Maheu dhe shumë të tjerë në ekipin tonë. 

Info-Montreal: Pas krizës së refugjatëve nga Siria për ndihmën e kontributin tuaj për Radio Canada ju keni dhënë edhe një intervistë.

Mehdi Isufi: Nuk besoj se banoj shumë larg nga Nënë Terreza dhe uji që kemi pirë na ka bërë tejet bujar (shprehet me humor). Më beso kur them se me popullin sirian nuk më lidh asgjë por kur i kam parë teksa largoheshin nga lufta mu kujtuan ngjarjet e Kosovës. 

Dhe ndihma ime ka qenë në akomodimin sa më të shpejtë e më të mirë të familjeve të larguara nga lufta, dhe ne që e kemi vuajtur e kuptojmë më mirë. Por nuk jam i vetëm këtu dua të përmend ndërmjet të tjerëve në veçanti njeriun që dha një kontribut të veçant për refugjatët sirian ai është miku Claude Couture. Pas daljes në Radio Canada për këtë çështje në ndihmë të tyre më janë afruar shumë miq Kanadez nga Kebeku.

Kur më kujtohet sa kemi vuajtur në vitet e eksodit ka qenë e vetmja periudhe e jetës që doktori me dha ilaçe ngaqë nuk jam ndiher mirë me shëndet. Për këtë në të ardhmen kam vendosur se apartamentet të cilat administroj në një bllok prej 18, ato që do të më lirohen deri në korrik do ti rezervoj dhe do të strehoj familjet e sapo ardhura siriane.

Info-Montreal: Ju së fundmi keni takuar edhe Kryeministrin e Kanadasë në vizitën që ai kreu para pak kohësh. Ç’farë mund të na thoni më tepër nga ky takim?

z. Mehdi Isufi gjatë takimit në Granby me Kryeministrin e Kanadasë z. Justin Trudeau.

Mehdi Isufi: Isha në atë takim edhe me dy miqtë shqiptarë të mitë nga Granby z. Xhevdet Lama dhe z. Nexhat Musa. Pasi u prezantova i përcolla falenderimet e mia nga komuniteti shqiptar në Granby, Montreal e rrethina në veçanti për kontributin që jepni në mbështetje të dy shteteve shqiptare Shqipërisë dhe Kosovës. Ne do të na keni mbështetje gjithmonë dhe e pash reagimin pozitiv por edhe të habitur në sy sepse nuk e priste por e shprehu kënaqësinë dhe e priti shumë mirë atë falenderim. 

Info-Montreal: Ç’farë ju ka ngelur merak, si dhe mesazhi juaj që dëshironi të përcillni në këto ditë festive me rastin e Pavarësisë së Kosovës?

Mehdi Isufi: Në jetë njeriu pak a shumë e di si shkon, por merak e kam dhe për këtë kam lënë edhe një testament, sepse njeriut vdekja i vjen papritur. Për këtë amaneti im është që ti bashkohem dheut të tokës Pellazgo-Ilire e që të jem i mbuluar me flamurin dy krenarësh, për atë flamur të cilin i kemi dalë para tytave të armëve.

Mesazhi im përveç urimit të Pavarësisë është që gjithkush të ndihmoj e promovojë shtetin më të ri atë të Kosovës. Edhe Kosova përkundër zërave kam besim se do ta ketë ushtrinë e saj si çdo shtet në botë. Ndërsa mesazhi tjetër i drejtohet shqiptarëve në Montreal le ti lëm ndasitë mënjanë e të festojmë në të ardhmen në një sofër sepse jemi nje popull antik i evropës. 

Në përfundim, e dua Kanadanë por marrë frymë me mushkritë e Kosovës. I uroj gjithë shqiptarëve Gëzuar Pavarësinë e Kosovës si dhe zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë.

Info-Montreal

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit.

Copyright © 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s