info-Montreal: “Gruaja për Gruan” në mbështetje nga Shoqata e Gruas Shqiptare në Kanada

Në Toronto ditën e dielë më 29 Janar 2017 Shoqata e Gruas Shqiptare në Kanada (Albanian Canadian Women’s Association) zhvilloi një mbrëmje të titulluar “Gruaja për Gruan” me qëllim bamirësie.

Foto: Albanian Canadian Women’s Association

Zonja Remka Huruglica, Kryetare e Shoqatës së Gruas Shqiptare në Kanada informoi Info-Montreal se organizimi i një eventi të një niveli të këtillë nuk ishte aspak i lehtë, por me qëllimin e tij për grumbullimin e fondeve dhe për të ndihmuar gruan shqiptare me të ardhura të pamjaftueshme në Kosovë dhe Shqipëri u bashkuan shumë përfaqësues, që iu përgjigjën pozitivisht ftesës së saj. 


Zonja Huruglica në emër të Shoqatës së Gruas Shqiptare në Kanada dëshiron të falenderoj Z. Mark Jagg Politikan aktiv në mbështetje të grave, Z. Toni Sufaj Kryetari i “Shoqatës Shqiptare Vatra në Mississauga” në Provincën e Ontarios, Z. Rikard Shpori ish-Kryetari i “Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal”, si dhe Z. Bes Ymeri Anëtar i Kryesisë së “Shoqatës së Bashkesisë Shqiptaro-Kanadeze” në Toronto, dhe shumë mbështetës të tjerë.


Të ftuarit u njohën gjithashtu me ekipin drejtues si dhe me disa nga projektet kryesore të kësaj Shoqate si dhe me punën e palodshme të zhvilluar deri më sot, duke u gjendur pranë grave që janë në nevojë.


Në nder të të ftuarve u organizua një mbrëmje e cila vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit, të shoqëruar nga tingujt e muzikës shqiptare. Të ftuarit shijuan muzikë nga Grupi Djemtë e Torontos (Toronto Boys) me këngëtarët Z. Lorenzo Dushi e Z. Sami Pacolli, të shoqëruar nga muzikantët Z. Shkëlqim Tafaji dhe Z. Gazmir Topciu.


Pjesëmarësit e pranishëm shijuan mbrëmjen, vallëzuan e kënduan së bashku, nuk munguan as duartrokitjet dhe fotografitë e shumta të përbashkëta për ti ruajtur si kujtime të veçanta. 


Info-Montreal

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit.

Copyright © 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s