info-Montreal: Aurel Zaloshnja Agjenti Imobiliar që theu rezultatet në Montreal

Info-Montreal: Sot ndodhemi në zyrat e Century 21 në Montreal dhe kemi të ftuar për një intervist Agjentin Imobiliar të Miratuar, Z. Aurel Zaloshnja. Në këtë intervistë së pari, do t’ju bëjmë një prezantim të eksperiencës profesionale të tij. Së dyti, do të flasim për lajmin dhe domethënien e çmimit të fituar nga Century 21, si dhe së fundmi do t’ju informojmë me disa këshilla të domosdoshme përpara shitjes apo blerjes së një prone.  

Foto: Zyrat e Century 21 në Montreal

Info-Montreal: Z. Zaloshnja, për atë pjesë të komunitetit që nuk ju njohin, prej sa vitesh ndodheni në Montreal? 

Aurel Zaloshnja: Ermir, në radhë të parë faleminderit për mundësinë e kësaj interviste. Prej dy dekadash banoj në Montreal, Kanada. Jemi larguar me familjen nga Shqipëria në vitin 1997 dhe kuptohet që prej asaj kohe jetojmë në Montreal.

Info-Montreal: A mundet të na prezantoni Z. Zaloshnja pak më në detaj, me edukimin dhe eksperiencën tuaj në fushën e imobiliareve, pra për interesin profesional tuajin në tregun e Real Estate?

Aurel Zaloshnja: Kuptohet, që prej emigrimit në Montreal në moshën 23 vjeçare studimet e përgjithshme i kam vijuar më tej këtu, gjithashtu kam ndjekur formimin profesional të cilin e kam përfunduar në Kanada. Më saktë, në 2005 kam kryer fillimisht Programin si Agjent Imobiliar në “Kolegjin Lasalle”dhe po atë vit kam filluar punë në zyrat e Royal LePage Anne Shears Aliance. Gjithashtu për tu zhvilluar profesionalisht më tej në 2008 kam përfunduar Programin e Agjentit të Mirtatuar (Agent Immobiliere Agrée) në “Kolegjin e Imobiliareve të Kebekut” me specialitet në të Drejtën e Imobiliareve II, Menaxhim Pronash të Patundshme, si dhe në vlerësimin e Ndërtesave me të Ardhura.

Ndërsa për sa i përket eksperiencës, duke ardhur personalisht njëkohësisht nga fusha e administrimit të pronave tona familjare për qëllime të ndryshme si për shembull restorante apo për qëllim banimi apo më tej për lënie me qera për të krijuar të ardhura, kuptoj më së miri pozicionin e pronarit apo të investitorit. Kjo më jep gjithashtu një vlerë të shtuar dhe më plotëson më mirë profesionalisht në këshillim më të mirë ndaj klientëve të ndryshëm, sepse kam kaluar personalisht nga pozicioni i tyre. 

Info-Montreal: Pra, Z. Zaloshnja ju zotëroni gjithashtu eksperiencë personale në Administrimin e Pronave për qëllime të ndryshme?

Aurel Zaloshnja: Po Ermir, kam kaluar nga rruga e të qënit administrues dhe investitor restorantesh e godinash banimi që lihen me qera, si dhe jam përballur edhe me problematikën që vjen me të. Kjo eksperience më ka ndihmuar të kuptoj më drejtë vlerësimin për shitjen-blerjen e kësaj kategorie. sepse kam analizuar raportin e të ardhurave dhe shpenzimeve financiare. 

Por jo vetëm, njëkohësisht kam qenë prezent në tregun e patundshmërisë si agjent imobilier qe prej vitit 2005 dhe vitet e fundit punoj për Century 21 Immo–Plus një Korporatë kjo që zhvillon biznesin në gjithë botën dhe ka blerës për tregun e Montrealit që hyjnë nëpërmjet faqes së internetit nga çdo vend i botës dhe së fundmi kam pasur për shembull transaksione te mbyllura me blerës nga Franca e Kina.

Gjithashtu për ç’do blerës ne disponojmë një program kompjuterik për informimin e tij sa më të shpejtë dhe të personalizuar mbi ç’farë do lloj prone që del në shitje në bazë të kritereve të paravendosura nga të interesuarit për blerje, si për shembull, numrin e dhomave, katin, zonën etj.

Foto: Z.Aurel Zaloshnja Agjent Imobiliar i Miratuar

Info-Montreal: Z. Zaloshnja duke ju uruar për çmimin për rezultate të shkëlqyera për tremujorin e tretë të vitit 2016. Ne ndodhemi pikërisht këtu në zyrat e Century 21 në qendër të Montrealit, për informimin e komunitetit mbi këtë çmim, mund t’a shpjegoni më me detaj se ç’farë domethënie ka për ju? 

Aurel Zaloshnja: Century 21, realizon një raport rezultatesh në bazë tre-mujori dhe me mbylljen e vitit ajo shpall Agjentët Imobiliar me performancën më të mirë në bazë të një analize të rezultateve më të mira të punës. Kjo do të thotë që për tre-mujorin e tretë ndërmjet 56 agjentëve imobiliar të komuniteteve të ndryshme në bazë të një performance krahasimore rezultatet që disponoj për periudhën Korrik-Gusht-Shtator të vitit 2016 kanë qenë më të mirat ndërmjet të tjerëve.


Info-Montreal: Cilat janë kategoritë që ju trajtoni, dhe ndonjë këshillë tuajën ç’farë duhet pasur parasysh nga blerësi apo shitësi?

Aurel Zaloshnja: Pra ne trajtojmë tre kategori pronash, e para Ndërtesa Rezidenciale (Shtëpi private ose apartamente), e dyta Ndërtesa Komerciale dhe e treta Ndërtesa për të Ardhura. Një nga gjerat që duhet patur më shumë kujdes është ana ligjore e mbushjes së dokumentacioneve qoftë ajo për shitjen apo blerjen e ç’do lloj ndërtese që blerësi ose shitësi të mos gjenden përpara ligjit sepse aty kostoja është shumë e lartë.

Një këshillë tjetër që duhet marrë parasysh është që në Real Estate fitimi është kur kryen një blerje të zgjuar, duke e parë nga vendodhja, kostoja e marzhi i fitimit që prodhon objekti. Pra me tepër duhet pasur më kujdes në blerje për rrjedhojë shitja është më e lehtë dhe më fitimpruëse.

Këshilla e dytë faktorët përbërës të ndërtesës, gjendja e tyre. Një shembull i një blerjeje të pakëshilluar rezultoi në blerjen e një prone me themele të thyera që rezultoi në një keq investim sepse kostoja e riparimit të themeleve ishte shumë më e lartë se sa e kishte parashikuar blerësi. Apo mosmarrja parasysh se në dy vitet e ardhshme prona ka nevoj për një investim të domosdoshëm në rinovimin e çative apo dyshemesë apo probleme të tjera. Për këtë ne bashkëpunojmë me inspektorë të specializuar që të evitojmë kostot e paparashikueshme. Por aty ku i shoh problemet e informoj blerësin sepse kam eksperiencë nga inspektime në ndërtesa të njëjta që ai të shpëtoj koston e një inspektimi. Por gjithashtu njohim edhe vlerat e tregut në varësi të zonës. Që blerja mos të jetë e mbliverësuar apo shitja mos të jetë e nënvlerësuar. Por ç’do rast ka specifikat e tij.

Foto: Z. Aurel Zaloshnja dhe Z. Ermir Dardha

Info-Montreal: Ju falënderoj përsonalisht për intervisten dhe për pritjen. Dhe gjithashtu dëshirojmë të ndajmë kontaktet tuaja për të interesuarit. 

Aurel Zaloshnja: Edhe unë të falënderoj, Ermir, gjithashtu ju uroj suksese në punën tuaj për informinin e komunitetit shqiptar, në Kanada dhe kudo me tema shumë të rëndësishme. Po ju jap bashkangjitur gjithashtu kontaktet si vijon, adresën si dhe faqen e internetit: 

 Kliko për tu drejtuar tek faqja e internetit: www.century21.ca/a.zaloshnja

Info-Montreal

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit.

Copyright © 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s