Abraham Linkolni ngelet mishërimi i rilindjes së lirive.

Ai që konsiderohet si presidenti më i madh i historisë amerikane është vrarë si sot 150 vite më parë. 

Abraham Lincolni u qëllua nga John Wilkes Booth në teatrin Ford në Washington në 15 Prill 1865, duke u bërë kështu presidenti i parë amerikan që humb jetën në shërbim. 

 

Abraham Linkoln Presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara 

Po i referohem profesorit të historisë në Universitetin Clemson të Karolinës së Jugut Orville Vernon Burton, që është gjithashtu dhe autor i librit “Epoka e Linkolnit” (The Age of Lincoln), për ta kuptuar më mirë drejtuesin famoz që shfuqizoi skllavërinë në Shtetet e Bashkuara, që i solli fundin luftës civile, i cili forcoi pushtetin qeverisë federale amerikane dhe që modernizoi ekonominë si asnjë tjetër përpara tij.

Linkolni ngelet një ndër presidentët më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vet ai shprehej se nëse do të ngelej një ditë në histori do të ishte pikërisht për shfuqizimin e skllavërisë. Profesori mendon që Linkolni arriti të mishëroj një rilindje të lirive. Ishte pikërisht ai që e shkruajti në Statutin e Kushtetutës amerikane që qeveria duhet tu garantojë të gjithë qytetarëve lirinë dhe të drejta të barabarta. Kjo më tej frymëzoi gjithë botën. E cila ngelet padyshim një ndër kontributet më të medha.

Por çfarë na mëson historia, që edhe pse një president i madh ai do të vritej. Përse?

Abraham Linkolni sdo ta toleronte asnjeherë dhunën e terrorin që kishte për viktima Afro-Amerikanët dhe Republikanët e jugut të vendit pas luftës civile. Vrasja e tij e kryer nga kundër-revolucionarët, do ti jepte fund kushtetutës së një qeverie legjitime multikulturore.

Ermir Dardha

15 Prill 2015

Publikuar:
Tribuna Shqiptare

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit.

Copyright © 2015

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s