Qeveria e re e Kebekut

Cila është qeveria e re Liberale e Provincës së Kebekut, strategjia e re ekonomike, dhe disa nga emrat e drejtuesve të Ministrive kryesore?

Qeveria e re e Kryeministrit Couillard, njofton për një politike më të ashpër, me qëllim mirë menaxhimin dhe administrimin e financave publike, bëhet e ditur për qytetarët e Provincës së Kebekut, dhe se të gjithë duhet të jenë të pregatitur të kalojnë kohë të vështira.

Nga momenti i betimit si Kryeminister Z. Philippe Couillard prezantoi Ministrat, si dhe “qeverine e shërimit”, dhe duke parashikuar nje kalim të vështirë duke pasur parasysh situatën ekonomike dhe financiare që ndodhet Kebeku. Strategjia e kësaj qeverie të re është ulja e shpenzimeve publike dhe ri-fillimi i ciklit ekonomik, si dhe largimi nga gjendja anemike ekonomike.

20140515-015926 pm.jpg
Ekipi i këshillit të Ministrave të Z. Couillard përbëhet edhe nga 14 figura të reja nga 26. Me një treshe të rëndësishme që do të përballet me problemin kryesor janë, Z. Carlos Leitao si Minister Finance, Z. Martin Coiteux në krye të Këshillit të Thesarit dhe Jacques Daoust si Minister i Ekonomisë. Tre emra te medhenj të profilit ekonomik të emëruar në postet strategjike që pritet të implementojnë atë ç’ka u premtua edhe përgjatë fushatës së fundit zhvillimin ekonomik.

Në krahasim me qeverinë e mëparshme kjo qeveri e re ka tre Ministra më tepër, (duke e rritur numrin e ministrive në 26 nga 23, por duke ulur numrin e administratës). Duke pasur parasysh ndarjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave që më parë kishte qenë e bashkuar. Në vijim, Z. Pierre Arcand emërohet në Ministrinë e Energjitikës dhe Burimeve Natyrore i cili përfshin edhe projekt-planin e Veriut. Minister Mjedisi Z. David Heurtel dhe Z. Jean-Denis Girard si Minister i Deleguar për Biznesin e Vogel dhe të Mesëm.

Emra të tjerë të rëndësishëm janë Z. Robert Poeti që do të drejtoj Ministrinë e Transportit dhe Z. Pierre Moreau që do të drejtojë Ministrine e Mardhenies me Bashkitë. Ndërsa më tej, Policia do të drejtohet nga Lise Thériault, Drejtësia nga Stephanié Vallée dhe Edukimi nga Yves Bolduc e në fund Ministria e Punës nga François Blais.

Dosjet e nxehta u janë lënë grave të sapo emeruara per tu trajtuar si zëvendësimi i Kartës së te drejtave të qeverisë së mëparshme me një “Ligj neutral dhe akomodime të arsyeshme” ndërsa pika kyçe mbi trajtimin e gjuhës do të trajtohet nga Ministrja e Kulturës dhe Komunikimit Znj. Helene David. Ndërsa për të interesuarit e komunitetit shqiptar në Kebek emri i ri për Ministrinë e Imigracionit Diversitetit dhe Përfshirjes do të jetë ai i Znj. Kathléen Weil. Mandati i ketyre dy të fundit është “shërimi i lëndimeve të shkaktuara muajt e fundit nga politikat e para-ardhësit”. Ndërsa, shëndetësia do të drejtohet nga Z. Gaétan Barrette, dhe plani i tij afat shkurtër është ulja e burokracisë në sistemin shëndetsor me 10%.

Në konkluzion Këshilli i Ministrave dhe Z. Couillard kanë një mazhorancë të fortë dhe një pritshmëri e mbështetje të të gjitha rajoneve frankofone, për të përmbushur premtimet elektorale. Dhe më e rëndesishmja mbi të gjitha, për të sqaruar gjithashtu popullsinë mbi sakrificat e nevojshme që duhen bërë përgjatë dy viteve të para të kësaj qeverie.

Ermir Dardha
Montreal, 15 Maj 2014

Tribuna Shqiptare, Montreal, Kanada,
Gazeta Flas Shqip, Toronto, Kanada, Maj 2014

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit.

Copyright © 2014

Advertisements

One thought on “Qeveria e re e Kebekut

  1. Pingback: Qeveria e re e Kebekut | Tribuna Shqiptare

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s