Pranverë Liberale në Kebek

Liberalët fitojnë bindshëm në Kebek.

Në Provincën e Kebekut, pas një muaji periudhe fushate të fortë elektorale, votuesit zgjodhën në datën 7 Prill një Qeveri të re me shumicë Liberale dhe Z. Philippe Couillard do të jetë Kryeministri i 31-të.

Një përmbledhje e situates politike parazgjedhore në Provincën e Kebekut që prej momentit te shpalljes së datës së zgjedhjeve nga Ish-kryeministrja e thyer fortë Znj. Pauline Marois të Partisë së Kebekut, do ta bënte për lexuesin më të qartë arsyen e saj të dështimit.

Të drejtën për të thërritur zgjedhjet dhe vendosjen e datës e ka në dorë Kryeministri në Kebek. Qeveria e mëparshme kishte nje pushtet minoritar qeverisjeje me 54 vende prej 18 muajsh në Asamblene Kombëtare deri ne 5 Mars 2014. Përpara se Znj. Pauline Marois të thërriste zgjedhjet, tre ishin problemet e saj në qeverisje.

E para debati i gjatë dhe i lodhshëm, e i pafundëm për një “Kartë të re të drejtash, laike” që u bë edhe fokusi i politikës në Kebek. Nje fokus i gabuar i energjive kur duhet të flitej për situatën aktuale ekonomike dhe defiçitin publik të kësaj Province.
E dyta, mungesa e një mazhorance qeverisëse, që duhet të ishte 63 vende për marrjen e vendimeve të rrëndësishme kishte krijuar një ngërç.
E treta një sondazh i cili para më pak se dy muajsh nxirrte Partine e Kebekut me qeveri mazhoritare ndryshoi përgjatë menaxhimit të fushatës duke u devijuar drejt çështjes së referendumit për sovranitet në vend ndaj asaj ekonomike. Megjithëse flitet për një mospjesmarrje rreth 30% në votime si shenjë pakënaqësie e votuesve.

Pati disa sondazhe gjatë periudhës së fushatës. Ato ndryshuan gjatë fushatës në fillim ishte e kundërta, më tej barazim ku në datën 8 Mars 2014 Sondazhi i CROP e nxirrte njëjtë me nga 36% të pjesmarrësve në sondazh pēr dy forcat me të medha Partinë e Kebekut (PQ) dhe Partinë Liberale të Kebekut (PLQ). Krahasuar kjo me Sondazhin Angus Reid i zhvilluar në prag në datë 4 Prill 2014 tregonte një zhvendosje në 39% për Partinë Liberale të Kebekut dhe një rënie në 27% për Partinë e Kebekut si dhe një rritje për një forcë të tretë atë të François Legault, Koalicioni i Avenirit të Kebekut (CAQ). Krahasuar me disa sondazhe të tjera zyrëtare si ai i Radio Kanadasë, Toronto Star, Gazeta e Montrealit, apo 24h që pasqyronin të njëjtat rezultate pothuajse. Disa ditë para zgjedhjeve të gjitha nxirrnin më të preferuar Partinë Liberale të Kebekut gjithashtu.

7 Prill 2014 u mbajtën zgjedhjet, Kebeku foli bashkangjitur rezultati sipas vendeve te siguruara per Parti:

20140408-075559 pm.jpg

Gjitashtu dhe nje forcë e katërt paraqitet me një deputet më shumë se në zgjedhjet e 2012, ajo e Znj. Françoise David, e quajtur Kebeku Solidar, përfaqsohet me tre deputet.

Më tej, kuptohet më qartë duke krahasuar programet e dy forcave kryesore: Një, në politikat ekonomike Liberalët ofruan krijimin e 250’000 vende të reja pune kundrejt 115’000 qe ofroi Partia e Kebekut. Dy, në shëndetësi fituesit ofruan 150 Milion$, dhe hapjen e 50 super klinikave, ndërsa pala tjetër ofronte vetëm shtimin e numrit të super infermierëve. Tre, një politikë transporti elektrik me projekte te ndryshme u prezantua. Ndërsa më e rëndësishmja një reformim në sistemin e Edukimit me një ulje 40% të personelit nga Partia Liberale e Kebekut kundrejt rritjes së profesionistëve të Partisē së Kebekut.

Katër, e në përfundim të analizës së programeve edhe shifrat e menaxhimit të financave publike tregonin një parashikim buxheti dhe një administrim më të mirë nga fituesit.

Keto zgjedhje provinciale në Kebek kushtuan 88 Milion $ dhe ishin më të shtrenjtat në krahasim me ato të mëparshmet, referuar kjo nga Komisioni Qëndror Zgjedhor në Kebek. Zgjedhje që rezultuan në një thyerje drastike të Partisë së Kebekut për arsyet e sipër përmendura, por dhe vetë kryetarja e saj Znj. Marois humbi dhe në zonën e saj zgjedhore si deputete dhe pas shpalljes së rezultatit ajo deklaroi dorëheqjen nga drejtimi i Partisë duke marrë përgjegjësitë e duke uruar fituesin.

Mendohet që drejtuesi i ri i Partisë së Kebekut pritet të jetë Z. Pierre Karl Peladeau i cili fitoi në zonën e tij elektorale i bashkuar politikës në fillim të kësaj fushate një ish-biznesmen. Por në konkluzion politika e Kebekut tashmë si rezultat i proçesit të lirë demokratik kalon nga ajo bipolare (dy partiake) në atë tripolare në tre forca me peshë. Risi eshtë forcimi i mëtejshëm polit të tretë. Bashkangjitur Tabela.

20140408-075852 pm.jpg

Urimet erdhën për fituesin Z. Couillard edhe nga Kryeministri i Kanadasë Z. S Harper, i cili falenderoi edhe Znj. Marois si dhe përshëndeti zgjedhjen e Provincës frengjisht-folëse të Kebekut për fokusin në zhvillimin ekonomik të mëtejshëm dhe të itegrimit e bashkpunimit.

Ermir Dardha

Montreal, Provinca e Kebekut,
Kanada. 08.04.2014

Publikuar:

Illyria Press, Nju Jork, SHBA, Date 08.04.2014

Tribuna Shqiptare, Montreal, Provinca e Kebekut, Kanada, Date 09.04.2014

Gazeta Flas Shqip, Prill, 2014

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit.

Copyright © 2014

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s