Kurora e Skënderbeut

Të fshehtat e Përkrenares dhe diplomacia e Gjergj Kastriot Skënderbeut! Përmbledhur nga Ermir Dardha

20140304-103147 pm.jpg
Foto Përkrenarja e Skënderbeut

Përkrenarja e Skënderbeut përcjell mesazhe të veçanta së bashku me figurën e Skëndërbeut. Ajo do të thotë shumë, prandaj shumë studiues të ndryshëm janë marrë me studimin e saj.

Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte më i vogli nga fëmijët e Gjon Kastriotit, ai lindi në vitin 1405 dhe kishte edhe tre vëllezër më të mëdhenj dhe pesë motra.

Dr. Musa Ahmeti, studiues në Arkivat Sekrete të Vatikanit, shprehet se vetëm Gjergj Kastrioti u morë peng në moshën nëntë vjeçare nga Sulltani Murati i II-të për të mbajtur nën kontroll Gjon Kastriotin të atin. Sipas fakteve historianët shprehen se ka elementë që mitizojnë Skënderbeun në historinë e shkruajtur nga Marlin Barleti. Por në këtë shkrim do të merremi me faktet më tepër se me mitet.

Sulltani ja ndryshoi emrin nga Gjergj në Iskander që do të thot Aleksandër. Me fjalë të tjera ky ishte një pranim i lidhjes së origjinës dhe etnisë së Gjergj Kastriotit me Aleksandrin e Madh. Si dhe aftësive drejtuese të tij në luftë te përkryera si ato të Aleksandrit. Atij iu dha më pas edhe titulli Sanxhakbej nga Sulltani për këto aftësi që ai zotëronte. Por nga shqiptarët shqiptimi i emrit do të ngelej Skënderbe.

Ky është elementi i parë dhe i rëndësishëm bashkues ndërmjet emrit të Aleksandrit dhe Skënderbeut. Kenneth Walters Profesor i Klasikëve Grekë dhe Latin në Universitetin Shtetëror të Wayne-it, shprehet se në venat e Aleksandrit rridhte gjak ilir. E ëma e Aleksandrit quhej Olimpias (Sipas mitit për të djali ishte i saj edhe i Zeusit gjysëm hyjnor). Nëse e shohim në këtë këndvështrim shprehet Profesor Walters, Aleksandri nuk ishte Maqedonas por Ilir.

Studiuesja Italiane Lucia Nadin gjithashtu shprehet për një zbulim që ka bërë në “Statutet e Komunës së Shkodrës” në Muzeun Correr të Venedikut, të testamentit të Aleksandrit të Madh drejtuar popullit të lashtë të Shkodrës si lëshimet që ai i bëri atyre, sepse ishin të të njëjtës origjinë, asaj ilire.

Pra pikë së pari Skënderbeu kishte një lidhje në kuptimin e emrit dhe dy në origjinë me Aleksandrin e Madh.

Sipas Jahja Drancollit Profesor i Historisë në Universitetin e Prishtinës, Skënderbeu shkoi në Turqi kur ishte i rritur dhe moshë më të pjekur.

E treta Skënderbeu ishte një diplomat i shkëlqyer. Në vitin 1443 Skenderbeu kishte vendosur lidhje me perëndimin Dr. Musa Ahmeti, studiues në Arkivat Sekrete të Vatikanit, shprehet se ekziston letra e parë ku Skënderbeu ftohet të luftojë kundër osmanëve. Kur ai akoma ishte drejtues i larte i ushtrisë osmane.

Dr. Isa Blumi i Universitetit të Nju York-ut, SHBA. Shpjegon që Skëndërbeu kur u shkëput nga ushtria osmane kishte trupa shqipfolëse rreth vetes. Një karakteristik e udhëheqësve osman që të bënin pjesë në të njëjtin grup linguistik.

Në 28 Nëntor 1443 Skënderbeu ngriti famurin, dhe bëri thirrjen e lirisë për herë të parë popullit dhe princave shqiptarē.

Skënderbeu është ai shqiptar që arriti të bashkoj Princat shqiptar në Lidhjen e Lezhës në 2 Mars 1444. Dr. David Nicolle nga Universiteti i Nottingham-it, shprehet se Skënderbeu i dha shqiptarëve të asaj kohe mundësinë e ruajtjes së territoreve, identitetit, besimin, lirinë dhe mënyrën e jetesës.
“Shqiptarët e shekullit të XV ishin ndryshe nga popujt e tjerë ata ishin të lirë”

20140304-103300 pm.jpg
Foto brenda Kalasë së Krujës

Skënderbeu ishte ndër të tjera një diplomat dhe lider i shkëlqyer, ai bashkoi Princat shqiptar dhe krijoi aleanca si dhe arriti të negocionte edhe paqe kur ishte e domosdoshme.

Diplomati më i talentuar ishte Pal Engjelli, Arqipeshkvi i Durrësit njohës i shkëlqyer i periudhës së rilindjes të Napolit, Romës, Milanos dhe njohës i Venecias. Në 20 Gusht 1463 Venediku dhe Skënderbeu nënshkruan një aleancë.

Profesori Oliver Schmitt i Historisë së Evropës Jug-Lindore në Universitetin e Vjenës shprehet se ajo që kërkoi Skënderbeu ishte Kurorora. Kurorëzimi si Mbret i Shqipërisë dhe i Epirit, ndërsa Pal Ëngjëlli do të bëhej Kardinali i shqiptarëve. Profesor Schmitt shprehet se ishte ky i fundit ai që porositi, krijoi dhe ideoi imazhin e helmetës së Skënderbeut si imazhin e Aleksandrit të ri, të një principate të pavarur.

Përkrenarja e famshme që ruhet sot në Muzeun e Vjenës (ishte Kurora e Skënderbeut e projektuar nga Pal Ëngjëlli)

Profesori Oliver Schmitt i Historisë së Evropës Jug-Lindore në Universitetin e Vjenës shprehet kjo përkrenare është kopje e përkrenares së Aleksandrit të Madh.

Ndërsa Kenneth Walters Profesor i Klasikëve Grekë dhe Latin në Universitetin Shtetëror të Wayne-it shpjegon se sipas tij para-ardhësja e përkrenares së Skënderbeut është ajo e Pirros së Epirit. Nëpërmjet transmetimit të kulturës Epiriote-Ilire. (Ku vizualizohen brirët)

Zbulimi u krye vetëm kohët e fundit duke pasur si material prove pikërisht këtë përkrenare, shprehet Profesori Schmitt, zbulimi u bë nga Profesor Franka nga Gjermania si dhe këto të dhëna kombinojnë me disa dokumente nga Arkivat e Milanos. Që tregojnë Arkipeshkvin e Durrësit në Milano në vitin 1464, ku Duka i Milanos Françesko Sforca i dhuroi shumë pjesë armaturash dhe armë si dhe mendohet të ketë qenë edhe përkrenarja e cila daton të jetë porositur më parë që nga viti 1460. Kjo konfirmohet edhe nga Historianet e Artit përfundon Profesor Schmitt.

20140304-103437 pm.jpg
Foto mbishkrimi në Përkrenare.

Më tej briret janë jo vetëm analogji nga helmeta e Pirros së Epirit një tjetër ilir strateg në drejtimin e luftrave, por edhe elementi i kokës së dhisë me brirë daton para erës sonë, dmth një element i periudhës së para-krishtit na shpjegon Profesor Walters.

Më tej, shkrimi në Përkrenare përkthehet “Jezusi i Nazarretit bekon Princin e Matit, Mbretin e Shqiptarëve, terrorin e Turqve dhe Mbretin e Epirit. Gërmat inicialet në latinisht ose Italisht nëse bashkohen shqiptohen
“Im-pe-ra-to-re” shpjegon Prof Walters. Ajo ka shume kuptime si Gjeneral Suprem, Udhëheqës apo Perandor. Pra ajo që mahnit profesorin është lidhja e përkrenares me precedentët dhe antikitetin ilir dhe mbishkrimet kuptim plota.

Historia na tregon se Papa Piu II nuk e kurorezoi dot Skënderbeun sepse ai vdiq në Ankona në 14 Gusht të vitit 1464.

Por Skënderbeu ngelet figura më e vlerësuar tek miqtë apo kundërshtarët e asaj kohe. Gjithashtu edhe sot emri i tij do të bashkojë shqiptarët në të gjithë dimesionet, kudo që ata ndodhen.

Ermir Dardha
02.03.2014
(Publikuar me rastin e Lidhjes së Princave Shqiptar)

Publikuar:

Tribuna Shqiptare, Montreal, Kanada, 05.03.2014

Illyria, Nju Jork, SHBA, 05.03.2014

77 NEWS, Tirana, Shqipëri, 06.03.2014

E drejta e publikimeve rezervohet vetëm me lejen e autorit.

Copyright © 2014

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s