Edith Durham, udha e Shqipes së shenjtë me gërma Angleze! Nga Ermir Dardha

20131220-004850.jpg
Foto Edith Durham në moshën që vizitoi trojet shqiptare për herë të parë.
Udhëtimi i vështirë i librit të shenjtë shqip i Edith Durham-it që kaloi në Berat para 110 viteteve dhe ku dëgjoi për Fan Nolin!

Në një përmbledhje të Institucionit Mbretëror te Britanisë së Madhe përkatësisht në Volumin 31, e cila daton të jetë shkruar në vitet 1939-1941, me titull Shqipëria nga Edit Durham në Londër.

Ajo në këtë dokument do të filloj me shpjegimin e historisë se herëshme të shqiptarëve me origjinën “Ilire” përpara pushtimit romak, për lexuesit e saj. Kuptohet ajo i drejtohet lexuesit klasik Anglez duke i shkruar Çështjes Shqiptare e duke filluar shpjegimin e saj që nga gjeneza. Edith-i e dinte që Anglezet, janë lexues kritiko-akademik, dhe ajo i drejtohet nje segmenti te Anglezëve të edukuar të Universiteteve të Kembrixhit dhe Oksfordit. Apo Londinezëve zyrëtar e lexues të rregullt të përditshmeve dhe të frekuentuesve te biblotekave mbretërore madhështore si”Kings Cross Library” etj. Pas një historie hyrëse ku ajo u shpjegon lexuesve të gjitha perandoritë me radhë nga ajo romake dhe ato te periudhave më jeteshkurtra, ajo do të na sjell në fakt natyrshëm në Shqipërinë nën Perandorinë Osmane të vitit 1903.

Por duke marrë parasysh kërkimin tim në temën vështirësitë e shkrimit të gjuhës shqipe. Kur lexoj Edith-in që sqaron ngjarjet dhe emrat shqiptar në Anglisht, më përcjell një ndjesi sikur dhe udhëtimin e Librit të shenjtë “Biblës” në shqip me shkronja angleze, ajo do ta bëj me lexuesin e saj. Ishin kohë trazirash në fundin e perandorisë osmane, që duhet treguar që Greqia e kishte fituar Pavarësinë, Bullgaret e Maqedonise kishtin pasur revolta shtet-lindēse, popujt sllav me ndihmën e Rusisë ishin duke rilindur gjithashtu. Kurse Shqipëria ishte mes jo vetëm trysnisë së brendshme të Turqve të rinj, Xhonturqve që pasi panë efektet e vendeve të reja të lindnin në Ballkan nuk dëshironin përdorimin e gjuhës shqipe por dhe të shtyrë edhe nga priftërinjtë grek do të shkruante ajo dhe do të citoj: “ti referohesh disa gazetave te cilat shkruajnë që ndjekësit e Kishës Autoqefale Ortodokse Greke dhe të shkollave greke në jugun e Shqipërisë dhe ti quash ata grekë është njësoj si të quash të gjithë Katolikët si Italian”. Në turqi një shqiptar që dërgohej nga politikat e sulltanit për shqipfolësit do të edukoheshin që të asimiloheshin, por kjo histori përsëritej gjithandej në territoret shqip-folëse.

Ajo do të vinte për të ndihmuar popullin e zonave sot Maqedonia, e bazën do ta kishte në Manastir dhe do të punësohej ne zonën e Ohrit, Prespës ku punonjesit ajo theksonte që ishin shqiptarë, dhe Guvernatori i Ohrit ishte shqiptar shprehet ajo, Mehdi Bej Frashëri një njeri i cili e kishte ndihmuar shumë.

Por ajo që s’dëshironte Qeveria Turke dhe i frikësohej ishte shpirti nacionalist i Shqiptarëve. Kështu që u vendosën gjoba për ndalimin total e mësimit të gjuhës shqipe të shkruar dhe shtypjen e printimin në shqip që sapo kishte lindur.

Në Londër Faik Bej Konica publikonte Letra në Shqip të cilat futeshin fshehurazi në vend. Një punonjës shqiptar i Shoqatës Bibla, Gjergj Qirjazi përgatiti gjithashtu disa libra të shenjtë në shqip. Më pas Shoqata i printoi dhe publikoi, por Perandoria Turke nuk i lejonte ti njihte ato në gjuhën Shqipe. Kështu që do ti shisnim Librat në rrugë jozyrtare dhe gjetëm një librashitës rruge që do të na ndihmonte ti shisnim në të gjitha qytetet. Durham-i e takoi këtë njeri në shtëpinë e tij në Leskovik.

Kështu do të fillonte misioni i gjatë Librit të Shenjtë udhen se shqipes me shkronja angleze. Qyteti i parë do të vizitonte ishte Korça, qëndra e lëvizjes për pavarësi që kishte si qëllim largimin e influencave të huaja. Aty Edith-i Motra e Gjergj Qirjazit një grua e aftë e ndihmuar nga Misionerët Amerikan shkoj dhe u specializua në Amerikë dhe më pas me ndihmën e tyre themeloi Shkollën e Vajzave. Ajo përdorte tekste amerikane, shpjegonte leksionet në Shqip dhe shkatëronte çdo gjë më pas.

Ku nuk kërkonin Turqit për gjuhën e ndaluar, si vajza krishtere edhe vajza muslimane hynë në shkollë dhe mësuan shkrim e këndim. Kudo që gjente Guvernator Shqiptar Edith-i ishte e lire te kryente misionin e saj. Por turqit kishin edhe mbështjen e Priftërinjve Grek e Shkollave Greke që gjithashtu ishin për shtypjen e shqiptarëve.

Më pas ajo do të shkonte në Berat. Në këtë qytet të cilin e vizitoi në vitin 1904, Edith Durham-i do të dëgjonte për herë të pare për një Prift i cili quhej Fan Noli, dhe mundimet e tij në krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe çlirimin e tokës nga priftërinjtë Grek. Në këtë vend të krishterët do të ankoheshin sepse prifti Grek do të informonte autoritetet turke për Beratasit që mbanin libra në shqip. Guvernatori ishte Turk, pavarësisht faktit që ajo kishte një bazë të sigurtë në këtë qytet, dhe një plan të mirë ne përmbushje te misionit ajo nuk do të kishte sukses. Fatkeqësisht librat iu kofiskuan përpara se ajo të arrinte në bazë sepse Guvernatori Turk i kishte dërguar xhandarët që e priten sapo hynë rrethinat e qytetit dhe i shoqëruan të gjithë drejt tij. Në këtë qytet Edith Durham do të bënte disa punime grafike. Piktura te bukura te kalasë dhe pamje nga lagjet e vjetra. Por shoqëruesi e siguroi që edhe pse ju sekuestruan librat shqip, ai do të sillte të tjerë.

20131220-001840.jpg
Por ato që ajo dëgjoi për Nolin në Berat ia benë zemren mal, dhe më pas ai do t’ia arrinte qëllimit të krijimit të Kishes Autoqefale Ortodokse Shqiptare të pavarur, njesoj si Kisha Autoqefale Ortodokse Bullgare, Sërbe apo Greke. Kleriket dhe ritualet do të kryeshin në gjuhën shqip. Në krye të saj ishte Kryepeshkop Kisi shqiptar, gjithashtu edhe gjithë priftërinjtë ishin shqiptarë. Më vonë Fan Noli do të drejtonte kishën e emigrantëve shqiptarë në Amerik. Më pas kur u largua Edith-i mësoi se ata priftërinj grek që ngelen ndoqën ushtrinë pushtuese greke më pas sdo të kishte më sepse do të tërhiqeshin së bashku.

20131220-001534.jpg
Pikture Grafike nga Edith Durham

Por librat ne Elbasan do t’ja u shisnim jo vetëm të krishterëve por edhe myslimanëve. Në Elbasan në një orë u shiti 70 kopje që u blenë nga mysliman. Dikush i tha Edith-it që ai tashmë mund ti mësonte vëllait gjuhën shqipe, e kështu me rradhë në të gjitha qytetet shqip-folëse por me një presion albanofobik në të gjitha trevat albanofile do të gjendej. Në Tepelenë Edith-in do ta ulnin në fronin e Ali Pashës, e do ti flisnin për Janinen dhe respektin ndaj Lord Bajronit. Ajo do të vizitonte të gjitha trojet shqip-folëse nga veriu deri në jug nga lindja në perëndim gjithandej ku gjente shqip, ishin territore që sot ishin perfshirë në vendet fqinje si Uqinini në Malit të Zi dhe qytete shqiptare në Maqedoni, Kosovë etj.

Udhëtimet ishin të gjata e të lodhshme, herë në kurrizin e kuajve e herë në këmbë, aty ku kafsha mund të rrëshkiste.

Mendoj që kjo ishte rruga e dhimbshme e Edith Durhamit shqipes sonë që futej si mall kontraband në vendin a saj. Por që shqiptarët do ta mbronin e ajo do të vijë e gjallë në ditët tona.

Në përmbyllje, pas publikimit të artikullit te parë dhe në vijim të kërkesave tuaja në datën 19.12.2013 do tu drejtoja institucioneve më të larta shqiptare Kryeministrisë dhe Bashkisë Tiranë e tu përcillja propozimin e shqiptarëve në se do ishte e mundur përjetësimi i emrit të Mis Edith Durham në një nga Bulevardet kryesore te kryeqytetit me rastin 150 vjetorit te lindjes së saj. që figura e saj të marrë nderimet e vendin e merituar.

Ermir Dardha
20.12.2013

Publikuar

Illyria New York 20.12.2013

Tribuna Shqiptare Montreal 21.12.2013

Nacional Albania International 23.12.2013

E drejta e publikimeve i rezervohet vetëm autorit. Copyright (c) 2013-2014

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s