150 Vjetori Jubilar i Lindjes së Edith Durham-it nga Ermir Dardha

150 Vjet nga Lindja e Edith Durham

20131216-212618.jpg Foto Edith Durham

Mary Edith Durham ishte vajza dhe fëmija e parë nga tetë fëmijët e Dr. Arthur Eduard Durham kirurg me emër në Londrën e asaj kohe. Por atë do ta bënte të veçantë dhe do ta pasuronte me shumë njohuri ardhjet e shpeshta për rreth 20 vite rresht, vizita që ajo do ti kryente së shumti në Ballkan dhe më ne veçanti ne trevat shqipfolëse pergjatë viteve 1903-1921. Ajo gjatë këtyre vizitave do të studionte artin dhe folklorin e zonave që i përshkroi jo pak herë. Më pas me njohjen e mirë do të përkrahte pavarësinë e trojeve shqiptare dhe të bëhej mbrojtëse e Çështjen Shqiptare në arenën ndërkombëtare. Znj. Durham gjithashtu ishte njohëse e mirë e gjuhës shqipe dhe sërbishtes.

Edith Durham një personazh që nuk duhet harruar kurrë, apo nuk duhet neglizhuar asnjëherë. Lindur në datën 8 Dhjetor në vitin 1863 e cila daton me 150 vjetorin e lindjes së saj sivjet. Pikërisht për këtë ditëlindje jubile të saj i ndihesha borxhli të shkruaja disa fjalë për veprën e saj e cila duhet përkujtuar nga të gjithë ne. Ajo gjithmonë do të shprehej me thjeshtësi dhe modesti pergjatë gjithë jetës, përfshi këtu dhe çastet e fundit të saj. Pavarësisht, titujve që i kanë dhënë shqiptarët në nder të punës së saj në Çështjen Shqiptare, ajo
më e veçanta ishte “Mbretëresha e Malësisë” një titull që e kurorëzon më së miri jetën dhe veprën e saj.

Në vijim, kam lexuar jo pak për të, por po e filloj t’ju tregoj nga fundi me një përmbledhje të aktivitetit të saj. Mendoj se do ta përzgjidhja të shkruaja këtë artikull modest si dhuratë për ditëlindjen e këtij njeriu thjeshtësisht të madh. Theksoj, që vetëm një njeri si ajo do të mund të mendonte për një komb që nga momenti që e njohu e deri në fundin e saj. Kërkova të gërrmoja më tepër këtë periudhë e cila përkon me muajt e fundit të jetës së saj. Qershor- Nëntor 2013 pikërisht ne këtë periudhë përpara pesëdhjetë viteve në datën 25 nentor ate datë që ndëroi jetë, dhe do ti përfundoja shënimet në ditën e lindjes se saj datë 8 Dhjetor, e më pas do të filloja ti hidhja në të pastër. Kam veçuar informacione të pafundme që kam mbajtur shënim të denja për një libër, por me ju po ndaj këtë përmbledhje për ditëlindjen e saj të artë.

Në 30 Qershor 1944, ajo do të shkruante një letër e cila i ishte drejtuar Z. Pani Kryeredaktorit të Gazetës Dielli në datën 12 Gusht 1944, në Boston ku ndër të tjera do të shkruante se që prej tetorit të vitit të mëparshëm shëndeti i ishte përkeqësuar dhe të 80-tetedhjetat do të shprehej në atë shkrim do të ishin një ngarkesë e madhe për tu mbajtur sepse fuqitë po i dobësoheshin, dhe krahët po i priheshin, me kohën e cila nuk ndalet por përkundrazi ecën shpejt. Por përsëri ajo shprehej krenare sepse edhe pse me pushime e ndalesa të shpeshta mund të dilte nga shtëpia dhe të bënte pazarin tek një dyqan i lagjes që ndodhej jo shumë larg prej nga banonte. Edhe pse në pleqerinë e saj te thellë ajo do të ishte e mprehtë në shkrimet e saj, do të falenderonte miqtë e saj shqiptarë që e ndihmonin, nga ana tjetër dhe do të kërkonte ndjesë për mungesën e radhës që do të kryente në takimet e Shoqates Anglo-Shqiptare, por që kërkon me ngulm të ketë korespondencë e të jetë në korrent nëpërmjet miqve të saj të vjetër anglez që do të ishin prezent. Më tej, ajo do të shprehej përsëri për ngjarjet e ditës të asaj kohe, duke shpresuar që lufta të përfundonte para krishtelindjeve të atij viti. Por me një kthjellesi për tu admiruar ajo do të shkruante se kur të vinte paqja, ata shqiptarë që kishin luftuan trimërisht kundër Italianëve dhe Gjermanëve, të ishin të lirë të përzgjedhin një Qeveri e cila do të zgjedhë më të mirën për Shqiperinë. Ndër të tjera ajo do të shkruante që Londra ishte ato ditë në bombardime të drejtuara pa pilot, e shume pak e arrinin shënjestrën nga viti 1940-41, sepse shumica rrëzoheshin nga kundërajrorët britanik por që zhurma e këtyre të fundit do t’ja prishte gjumin dikujt tjetër. Përkundrazi, as që nuk do të ishin aq të rënda si ato të cilat kishte përjetuar Znj. Durham gjatë rënies së Perandorisë Osmane dhe Luftrave Ballkanike. Sepse, ajo ishte shpesh gjendur nën bombardime dhe armë zjarri sidomos në periudhën e luftrave Ballkanike vitet 1912-13 kohë e cila nuk kishte të krahasuar. Duke na shpjeguar më tej për situaten e rëndë në Londër të krijuar nga lufta si dhe bombardimet e vazhdueshme ajo përshkruan se muajt e Verës të atij viti do të ishin të thatë dhe thuajse pa shi, uji për rrjedhojë ishte me pakicë e përdorej me kursim dhe të gjitha ushqimet do të ekonomizoheshin dhe çmimet ishin të kontrolluara, por qē gjithmonë e kishte mendjen tek njerëzit nën pushtim që vuanin shume herë më shumë, në veçanti tek shqiptarët. Në fund ajo uron që luftes ti vinte fundi para Krishtëlindjeve dhe të falenderonte dhe uronte të gjithë miqtë e saj shqiptarë. Në përmbyllje siç e kishte zakon gjithmon do të shkruante emrin, mbiemrin dhe datën, por në dallim në këtë letër sikur ta kishte kuptuar që do të ishte ndër korespondecat e fundit ajo shkruan “përshendetje të përzemërta nga mikesha juaj e vjetër, Znj. Edith Durham. E theksoj e vjetër jo në kuptimin që njiheshin prej dekadash por, sikur kishte bërë një pakt me jetën e po i dorëzojej, të vjetër në kuptimin e moshuar, ose këtë ndjesi më përcolli. Kjo ishte letra që më preku më shumë.

Ajo do të ndërronte jetë në 25 Nëntor 1944 në Rrugën Glenoch në këtë banesë në Londër pak ditë përpara se të mbushte 81 vjetë jetë.

20131216-203414.jpgNë foto shtëpia në të cilën banoi ndodhet akoma dhe sot në adresen 36 Rruga Glenoch, Londer NW3 në Katin e 3-të (Papafingo) Znj. Edith Durham jetoi aty nga viti 1921 deri në ditët e fundit.

Por cila ishte Znj. Edith Durham ajo do të ishte gjithshka, udhëtuese, artiste, publiciste dhe shkrimtare e cila ishte bërë një autoritet mbi Ballkanin dhe në veçanti për Shqipërinë. Ajo zyrëtarisht ishte korespondente e “The Times”. Për mua një dëshmitare e kohëve të vështira të të gjithë shqiptarëve.

Edith Durham u edukua në Kolegjin e Bedford-it në Anglinë qëndrore, dhe më pas ajo studioi në Akademinë Mbretërore të Arteve, ajo kishte një talent për pikturën me bojra uji dhe vaji dhe në rininë e saj ajo pati disa ekspozita të sukseshme në Akademine Mbreterore të Arteve. Gjithashtu nga vizitat në Ballkan ajo do të pikturonte veshjet popullore dhe do të dokumentonte me detajin e piktorit veçorinë e traditave, zakoneve etj. Ndërmjet librave të shumtë që ka publikuar në fillimet e saj duhet përmendim edhe volumet me ilustrimet e zvaranikëve “Historia Natyrore Kembrixh” më tej ajo vijoi udhëtimet e saj të cilat datojnë që në vitet e para te shekullit të kaluar.

Ajo do të merrte titullin nga vetë shqiptarët titullin Mbretëresha e Malësisë dhe ajo do të vizitonte dhe të binte në dashuri me Shqiperinë dhe që prej asaj kohe Çështja Shqiptare do të bëhej edhe çështja e saj. Dhe do te kthehej shpesh ne Shqipëri.

Ajo më pas do të shkruante se ndaj Pavarësisë së Shqiperisë ishin bërë shumë gabime, dhe që Shqiperia duhej riveshur per ti sh’bërë gabimet, dhe shkruajti librat “Brenga e Ballkanit” në vitin 1905, më pas do të botonte në vitin 1909 librin “Shqipëria e Epërme” në vitin 1914 librat me tituj “Lufta e Shkodrës”, “Lëmshi Ballkanik Njëzet Vjeçar”. Ajo do të bënte një punë sensibilizuese dhe do të ndihmonte opinionin publik Britanik mbi situaten në Ballkan. Si dhe do të ishte kritike ndaj qëndrimit të politikave të jashtme të Anglisë ndaj Shqipërisë. Më tej ajo do të publikonte në vitin 1925 volumet “Krimet në Sarajevo”, dhe në vitin 1928 “Disa tradita dhe zakone fisnore e ligje nga origjina e Ballkanit”. Gjithashtu ajo ishte edhe partnere në Institutin Antropologjik Mbretëror që prej vitit 1908 etj.

Do ta veçoja në një kornizë floriri figurën e saj edhe do ta quaja Znj. Durham Diplomaten e rreshtit të parë të Shqiperisë të porsalindur të asaj kohe, gurin themeltar të historisë së diplomacisë Shqiptare. Ajo shumë modeste e quante vehten sekretare të Shoqates Anglo-Shqiptare pozicion që e luante me rëndësi dhe pasion. Ajo do të ruante një korespondencë të pastër të pa influencuar nga politika e brendshme e vendit të asaj kohe dhe gjithashtu skeptike ndaj politikanëve të periudhës. Do të kishte korespondeca të vazhdueshme edhe me Shoqaten Vatra në Nju Jork dhe shumë shqiptarë të tjerë nga diaspora. Falë kësaj pune të fortë të Shoqatës Anglo-Shqiptare në datën 17 Shkurt 1921 Shqipëria do të njihej ndërkombëtarisht në Institucionin Ndërkombëtar të asaj kohe para-ardhës të “Kombeve te Bashkuara” të quajtur “Liga e Kombeve” në të cilin luajti një rol kyç të rëndësishëm edhe Znj. Durham. Ajo së dyti do të admirohej për punën e saj nga vetë I.Qemali, F.S.Noli, si dhe Mbreti Zog etj, por për mua ajo do të ishte edhe një akademike e cila do të percillte “Historinë” ashtu siç do ta përjetonte, e vetëm pasi ta kishte shkelur e vuajtur vetë. Së fundmi një vlerë tjetër që i duhet njohur ishte edhe mbështetja dhe kontributi qe i bënte gjuhes shqipe me librat shqip në shkollat e para Amerikano-Shqiptare në Korçë përpara shpalljes së Pavarësisë së Shqiperisë. Vazhdimisht ajo do të dërgonte artikuj në gazeta të ndryshme prestigjoze të kohës deri në çastet e fundit.

Në këtë përvjetor lindje nuk desha t’ju përcjell ndjenjën e humbjes së saj, theksoj se edhe në momentet e fundit ajo do të mendonte për të gjithë ne, por në fokus kam ndjenjën e suksesit të veprave të saj, në përfundim që ne shqiptarët do ti jemi mirënjohës përjetë dhe do ta kujtojmë gjithmonë.

20131216-214125.jpg Pikturë e Edith Durham në udhetimet me kuaj që kryente ne zona të thella.

Ermir Dardha
08.12.2013

Publikuar:
Tribuna Shqiptare, Montreal, 17.12.2013

Illyria the albanian-american Newspaper, New York, 17.12.2013

E drejta e publikimeve i rezervohet vetëm autorit. Copyright (c) 2013-2014

Advertisements

One thought on “150 Vjetori Jubilar i Lindjes së Edith Durham-it nga Ermir Dardha

  1. Te kujtosh dhe nderosh fiigurat qe kane lartesuar ne arenen nderkombetare ceshtjen shqiptare, eshte nje akt sa human, aq edhe fisnik. Pergezime miku im

    Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s